Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka prezantuar sot në Berat, në një takim me qytetarët, programin për bujqësinë.
Ai ka deklaruar se buxhetimi vjetor i shtetit për financimin e prodhimit bujqësor, nga 14,1 miliard lekë që është aktualisht do të bëhet 30 miliard lekë që në vitin e parë të qeverisjes, me rritje progresive çdo vit.
Meta ka shtuar se do të jepen të gjithë çertifikatat e pronësisë mbi tokën si dhe do të realizohet subvencionimi i prodhimit bujqësor për njësi prodhimi, për njësi sipërfaqesh dhe për numër krerësh.
Pjesë nga fjala e Metës:
Buxhetimi vjetor i shtetit për financimin e prodhimit bujqësor, nga 14,1 miliard lekë që është aktualisht do të bëhet 30 miliard lekë që në vitin e parë të qeverisjes, me rritje progresive çdo vit.
Do të jepen të gjithë çertifikatat e pronësisë mbi tokën.
Do të realizohet subvencionimi i prodhimit bujqësor për njësi prodhimi, për njësi sipërfaqesh dhe për numër krerësh.
Do të ulim me 4 herë barrën tatimore ose siç është në të vërtetë “zgjedhën tatimore”, nga 20% TVSH që është aktualisht në 5% TVSH për produktet: qumësht, mish dhe nënprodukte, vezë, mjaltë, prodhime peshku, grurë, fruta dhe perime.
Përjashtim nga taksat dhe tatimet për 5 vite dhe mbështetje të menjëhershme me grant 10 mijë euro për të gjitha bizneset e reja bujqësore dhe blegtorale familjare.
Katërfishim të prodhimit bujqësor dhe agropërpunimit vendas.
Katërfishim i numrit të krerëve të lopëve, nga 200 mijë krerë që është aktualisht, në 800 mijë krerë.
Katërfishim i bagëtive të imta, nga 1,150,000 krerë në mbi 4 milion krerë.
Kjo do të arrihet përmes stimulimit konkret që në mandatin e parë qeverisës:
Për çdo krerë lopë, nga 80 eu/kokë, në 200 eu/kokë
Për çdo bagëti të imët, nga 12 eu/kokë, në 60 eu/kokë
Pagesë direkte:
Për viç 40 eu/kokë
Për derr 30 eu/kokë
Për zog pule 0.2 eu
Për familje bletësh 20 eu.
Do të ulet kufiri i pagesave për krerë lopë. Nga 10 krerë, në 3 krerë. Sot një fermer që mban 9 lopë, merr 0 lekë nga shteti shqiptar.
Për të imëtat do të ulet kufiri i pagesave, nga 100 krerë, në 30 krerë.
Nga ulja e këtyre pragjeve artficiale do të përfitojnë mbi 70% – 65% e blegtorëve, që sot janë përjashtuar padrejtësisht dhe në mënyrë të qëllimshme nga subvencionimi.
Për çdo litër qumësht për prodhimin vendas, të dorëzuar në pikat e grumbullimit të autorizuar, do të paguhen 10 lekë të reja.
Do të subvencionohen fermat e derrave dhe viçave, përkatësisht me 20 euro, dhe 30 euro për kokë.
Pagesa për çdo lopë të përpunuar për mish në masën 15 euro për kokë, dhe për çdo dele e dhi, në masën 5 euro.
Pagesë për çdo zog, për mish ose vezë, me 20 lekë të reja për kokë.
Pagesë për çdo familje blete, me 20 euro.
Objektivi ynë është 4-fishimi i prodhimit të frutave dhe perimeve, në mënyrë që të jemi një fuqi e vërtetë eksportuese.
Për çdo hektar perime në fushë, do të paguhen 500 euro, sot është zero.
Për çdo hektar perime në serë, do të paguhen 900 euro, sot është zero.
Për çdo hektar bimë aromatike dhe mjekësore, do të paguhen 500 euro, nga zero që është sot.
Për çdo hektar vreshta, do të paguhen 1000 euro, për 1 hektar vreshta.
Për çdo litër verë shqiptare të prodhuar, do të paguhen 4 lekë për litër, si mbështetje.
Pagesë direkte për çdo kilogram perime dhe fruta të dorëzuara në pikat e grumbullimit, në masën 20 lekë për kilogram.
Do të ketë pagesë direkte, për bujqësinë organike në masën 100 euro, për hektar.
Do të ketë pagesë direkte për fidan 0.25 eu/fidan.