Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Në lidhje me një postim në rrjetet sociale ku shfaqej një shtetas në një prej plazheve të qytetit të Vlorës, duke debatuar dhe përdorur fjalë fyese ndaj disa turistëve të huaj, ju informojmë se:
Pas marrjes dijeni të këtij incidenti nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit në video, K. H., 42 vjeç, banues në Vlorë.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u shoqërua në spitalin psikiatrik të Vlorës për trajtim mjekësor.
Policia Vlorë është e përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe turistët. Ne inkurajojmë qytetarët të raportojnë çdo incident të ngjashëm dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.