EMRAT/ Tentuan të shitnin në treg 80 mijë euro të dyshuara të vjedhura në banka të BE-së, 2 të arrestuar

Policia në Shijak, Durrës ka arrestuar dy persona, pasi kanë tentuar të shisnin në treg 80 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në bankat e BE-së.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Arena e Lajmit se në pranga kanë rënë shtetasit Taulant Demerxhiu dhe Vladimir Kokomani.

Njoftimi:

Shijak, Durrës

Tentuan të shitnin në treg, një shumë eurosh të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 80 000 euro.

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i adimistrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit T. D., 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

EMRAT/ Tentuan të shitnin në treg 80 mijë euro të dyshuara të vjedhura në banka të BE-së, 2 të arrestuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook