Deputeti i PD-së Saimir Koreshi në fjalën e tij në Këshillin e Legjislacionit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese tha se i bëhet qejfi që mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus.
Koreshi theksoi se uron që së paku tek vendimi për studentët, mos të ngelet në fuqi ai i marrë nga Gjykata Kushtetuese.
Saimir Koreshi: Ideja është që shyqyr gjetëm këtë konsensusin, sepse në mbledhjen e fundit, sepse në mbledhjen e fundit nuk e gjetëm. U desh të merrnim interpret të Gjykatës Kushtetuese, se nuk dinim t’i lexonim vendimet. Shyqyr që gjetëm këtë konsensusin, të cilin e gjetëm kaq shpejt dhe mos na daltë si vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ky vendim, së paku ky për studentët.
(Arena e Lajmit)