Dosja e SPAK/ Bisedat e Ben Ndokës me Arian Tukun për vrasjen e Bamit, kush fshihet pas pseudonimit ‘Daja’

Në vijim të komunikimeve dhe planeve për eliminimin e Durim Bamit, referuar dosjes hetimore të siguruar për nga gazetarja Klodiana Lala, është edhe një detaj, ai i komunikimit mes Arben Ndokës dhe Arian Tukut, ndërsa në skenë del një person me pseudonimin “Daja”.

Më datë 06.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Arian Tuku ku dyshohet që komunikojnë në lidhje me organizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami, duke përdorur metodën me ndërrim me një person tjetër të cilit i drejtohen me emrin “Daja”.

Arian Tuku i shkruan:  …jam duke u mundu me bo një far dallavereje me stil me dajën me i dhanë “qenin” dhe me thirr Durin ai. Por jam duke ja xhiru avash avash, me ba ndrrim. Se daja ka nejt 2-3 herë me Durin dhe i ka bo ndere, daja Durit. Arbeni i shkruan, …cfarë thot daja, Bardhi? Arjani i shkruan që, …I kanë pas lek borxh Durit disa shkodranë në Itali dhe daja i ka marrë në telefon dhe ato ja kanë dhanë lekt Durit. Tani kam vazhdu si me stil me i thanë, një fjalë sot një fjalë mbas 3 ditsh. Apo don me i dhanë edhe Bardhokun paketë, të dy.

Më datë 07.04.2020, shtetasi Arben Ndoka komunikon me përdoruesin e paidentifikuar dhe diskutojnë për shtetasin Durim Bami të cilin e dyshojnë si të përfshirë tek vrasja e shtetasit Aleksandër Ndoka.

Përdoruesi i paidentifikuar shkruan:

…e di që ka thënë se ju bëj be, kur kto të dy dun me ba be, kush karin na e bëri, kush është ai që vazhdon me na ngatërru dita ditës. Nëse ai se ka bërë, as Duri jo. Pse na kanë cu me u përplas me to, kush na coj dhe pse e ka bere, pidh nane që i jep dum ska. Arbeni Ndoka shprehet. …Kto jan dora o vlla gjith ca thu ti. Kshu ja kan ba dhe Milit kto. i kan then bejm be anej knej, E kur mori Strafugen (Enver Stafuka) peng, nxorri cdo gjë Mili. Duhet me ju turrë, ma e kput. Them që e kena një person me ma dhen info për të e ta vizitojmë.

Arben Ndoka në vazhdimësi i tregon që ka dijeni për vendndodhjen e Durim Bamit dhe se e ka bërë një plan por do t’ja tregojë sapo të takohen.

Arena e Lajmit

Dosja e SPAK/ Bisedat e Ben Ndokës me Arian Tukun për vrasjen e Bamit, kush fshihet pas pseudonimit ‘Daja’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook