Taksa 23 % e profesioneve të lira, Bardhi: 35% e aktiviteteve janë mbyllur, koha ti jepet fund modelit Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Shqipëria duhet ti japë fund modelit qeverisës të Edi Ramës, që diskriminon e shtyp më të pamundurin, dhe favorizon më të fortin.

Bardhi thekson se qytetarët dhe bizneset kanë nevojë për një Qeveri që punon dhe kujdeset për ta, që ua lehtëson vështirësitë dhe i mbështet që të rrisin e zhvillojnë ekonominë e tyre.

Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, që i referohet QKB-së,se si pasojë e taksimit progresiv që arrin deri në 23%, janë mbyllur 35% e aktiviteteve të profesionistëve të lirë.

“Ashtu sikurse Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike paralajmëroi kohën e miratimit të ligjit të ri, hyrja në fuqi e taksimit progresiv të profesionistëve të lirë, që arrin deri në 23 %, ka detyruar mijëra prej tyre të mbyllin aktivitetin. Sipas QKB-së, 35% e tyre janë mbyllur zyrtarisht, ndërkohë që mijëra kërkesa të reja janë ende nën përpunim.

Mbyllja e biznesit nga mijëra profesionistë të lirë është dramë e familjeve të tyre, por është edhe e dëmshme për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Është e pafalshme që për shkak të diskriminimit të Qeverisë së Edi Ramës, mijëra familje të humbasin të vetmen mundësi punësimi dhe të ardhurash për familjet e tyre.

Ndërkohë që Edi Rama premtoi për ta taksa zero, realiteti paraqitet krejt ndryshe. Taksat janë ulur vetëm për klientët e qeverisë, oligarkët e miqtë e Edi Ramës, që operojnë në një regjim të lehtësuar dhe favorizues, ndërkohë që bizneset më në nevojë, shtyhen të mbyllen apo të punojnë në kushtet e mbijetesës, si pasojë e rritjes së barrës fiskale.

Zgjidhja është: Shqipëria duhet të ndryshojë model qeverisës, të largojë Edi Ramën dhe modelin e tij të korruptuar që favorizon vetëm oligarkët dhe klientët e tij”, shkruan Bardhi.

Arena e Lajmit

Taksa 23 % e profesioneve të lira, Bardhi: 35% e aktiviteteve janë mbyllur, koha ti jepet fund modelit Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook