Tomas Tuchel me siguri do të ndajë rrugët me Bayernin, pas një sezoni, i cili nuk rezultoi aspak i suksesshëm. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit i cili, sipas raportimeve të Sky Sports UK, ose do të largohet nga bota e futbollit për një vit ose do t’i bashkohet ndonjë klubi të Premier League.
Sipas mediave angleze, në gjurmët e teknikut Tuchel janë Manchester United dhe Chelsea. Me “Djajtë e Kuq” tashmë ka patur disa kontakte, ndërsa për te blutë, ai ndjesinë se misioni i tij s’ka përfunduar plotësisht.
(J.S/)