Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka reagur lidhur me forumin që zhvilloi në Slloveni.
Ai shkruan se ka qenë i nderuar në pjesëmarrjen e këtij forumi dhe thekson se Shqipëria ndodhet në një regjim autokratik e mungesa e reformave vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
Postimi i plotë:
I nderuar të merrja sonte pjesë në forumin e organizuar në Ljubljanë, Slloveni, nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), ku merrnin pjesë ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, shumë personalitete të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare, si dhe gazetarë nga vende të ndryshme të botës.
Theksova ndër të tjera se Shqipëria ndodhet në një regjim autokratik dhe se mungesa e reformave vetëm sa e ka përkeqësuar situatën.
Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për shërimin e sistemit demokratik, rivendosjen e ekonomisë së tregut të lirë dhe garantimin e të drejtave dhe sigurisë juridike të qytetarëve, me qëllim arritjen e objektivit madhor për 4 milion shqiptarë plus.