Partizani dhe Egnatia, dy skuadrat që u renditën të parat me nga 63 pikë pas 36 javësh, do ta diskutojnë së bashku çështjen e titullit kampion të dielën e ardhshme, në stadiumin “Air Albania”.
Të kuqtë dhe rrogozhinasit do të luajnë bashkë për trofeun e dytë të këtij sezoni, pasi ishin pikërisht “demat” ata që u morën rrogozhinasve Superkupën në stadiumin kombëtar, teksa do të tentojnë ta bëjnë këtë edhe për titullin kampion.
Në pesë herë që janë ndeshur në këtë sezon, Egnatia dhe Partizani janë në ekuilibër. Skuadrat regjistrojnë nga një fitore dhe tri barazime 1-1.