Zv/ kryeministrja dëshmon në SPAK, Çollaku: Duhet të pyetet edhe për Berberin dhe rrugën e Arbrit

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar paraqitjen e zv/kryeministres Belinda Balluku në ambientet e SPAK.

Sipas tij Balluku do duhet të pyetet jo vetëm për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por edhe për ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin, i cili është arrestuar tashmë dhe akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai shtoi se ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës po ashtu duhet të dëshmojë edhe për rrugën e Arbrit, e cila sipas tij “po shkon gati sa rruga e Kombit”.

“Dalja e Ballukut ishte pak më gazmore se Agaci dhe Sako, besoj se nëse do pyetej për Berberin do u ngjante kolegëve qeveritarë në dalje. Balluku duhet të pyetet jo vetëm për inceneratorin, por edhe për Berberin, edhe për rrugën e Arbrit që po shkon gati sa rruga e Kombit”, tha ai.

Arena e Lajmit

Zv/ kryeministrja dëshmon në SPAK, Çollaku: Duhet të pyetet edhe për Berberin dhe rrugën e Arbrit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook