Avokatja e Popullit: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve për banorë në Europë, të ndalen masat e ashpra

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, në fjalën e saj në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, tha se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për frymë banori.

Sipas Ballancës, problem mbetet fakti që në vendin tonë jepet në shumë raste masa më e ashpër e sigurisë, ajo e arrestit me burg.

Erinda Ballanca: Në Shqipëri ka numër të lartë të të paraburgosurve. Kemi numër tmerrësisht të lartë të paraburgimit. Këshilli i Europës thekson se personat që janë dënuar me burg përjetë nuk kanë shpresë që nëse sillen mirë, do të mund të dalin ndonjë ditë nga burgu. Çështjet e të drejtave të njeriut duhet të avancojnë në Shqipëri.

Samir Koreshi: Të burgosurit duhet që të kenë më shumë kohë që të takojnë të afërmit e tyre. Edhe shoqërimet e protestuesve nuk duhet të jenë kaq të dhunshme. Edhe kur dikush kapet se ka vrarë, nuk torturohet aq sa protestuesi. Besoj se kjo gjë duhet të hetohet. Edhe për LGBT, ligji funksionon ndryshe për ta? Sepse nëse ne dalim pa brekë në pazar nuk na lejohet. Atyre çfarë s’po ju lejohet. Shqetësuese për mua është si lejoni që dy vajza puthen në TV në mes të ditës, kur kemi fëmijë nëpër shtëpi e na thonë si puthen dy gra me njëra-tjetrën.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Avokatja e Popullit: Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve për banorë në Europë, të ndalen masat e ashpra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook