GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës ‘arrest në shtëpi’.
Avokati Genc Gjokutajfoli për mediat mbi seancën e sotme dhe kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Gjokutaj: Kemi dëgjuar pataksira në Gjykatë. Sipas ligjit, gjyqtarja Irena Gjoka i ka bërë një relacion gjyqtares që shqyrtonte shkarkimin e saj, ku nuk kundërshton faktin e dënimit për shkelje të zonës Shengen, por thotë se kjo nuk ndikon në objektin për shkarkimin e saj. Kërkesën për shkarkim ia kemi qepur në pallto, do t’i qepim edhe në kostumin veror.
Çështja e Gjokës ka shkuar në SPAK. Kemi bërë kërkime për aktet dhe nuk kemi një përgjigje.