Policia Rrugore e Vlorës në aksion/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 masa administrative

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e saj në 14 ditët e fundit.

Sipas asaj që raporton Policia Rrugore e qytetit bregdetar, 5 shoferë janë arrestuar në dy javët e fundit, për shkak të drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Gjithashtu, janë vendosur në total mbi 6300 masa administrative ndaj shoferëve në qytetin jugor.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë, e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut 🛣️, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore 🚔.

🛂 Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim:

🛑 Parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës 🚸

📈 Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

🔍 Intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje ❌.

✅ Për periudhën 𝟎𝟔.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟒 – 𝟐𝟎.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟒, janë vënë në pranga 5️ drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 𝟲𝟯𝟳𝟭 masa administrative, konkretisht:

  • 𝟯𝟯𝟲𝟱 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • 𝟮𝟬𝟭 për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
  • 𝟮𝟴𝟱 për parakalime të gabuara;
  • 𝟭𝟴𝟬 për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse;
  • 𝟮𝟯𝟰𝟬 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

📢 Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor dhe kallëzoni në numrin pa pagesë 𝟭𝟭𝟮📲, çdo rast të shkeljes së tyre.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Policia Rrugore e Vlorës në aksion/ 5 shoferë të arrestuar në 2 javë, vendosen mbi 6300 masa administrative

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook