Dy durrsakë në “Olimp”, Shehi-Tetova për titullin kampion

Të dielën në 19:00 Partizani dhe Egnatia, dy “superfuqitë” e këtij sezoni, vihen përballe për një nga ndeshjet më të rëndësishme që mund të kenë luajtur ndonjëherë në futbollin vendës. Diskutohet titulli kampion.

Të dyja ekipet kanë në përbërje lojtarë me të shkuar të rëndësishme, që kanë lënë gjurmë në Superiore, por skenën kryesore pritet ta marrin trajnerët. Po flasim për Orges Shehin e Partizanit dhe Edlir Tetovën e Egnatias, dy profesorë të rinj, që falë aftësive dhe inteligjencës së tyre, kanë arritur të çajnë në futbollin tonë dhe të zënë vend mes më të mirëve. Rruga deri këtu i ka parë të jenë edhe në të njëjtën anë.

NJOHJE TË VJETRA – Shehi dhe Tetova, dy durrsakë, që diskutojnë finalen e titullit. Fakti që janë nga i njëjti qytet do ta bënte të pashmangshme njohjen mes të dyve. Gjurmët e para të të luajturit së bashku i gjejmë në vitin e largët 2002. Shehi portier dhe Tetova si mesfushor, vishnin së bashku fanellën e Teutës për një periudhë prej rreth dy vitesh. Si lojtarë nuk veshin më kurrë të njëjtën fanellë, por lidhjet dhe Rrogozhinasit të plotë, edhe Zejnullai stërvitet me ekipin Egnatia vijon përgatitjet për finalen kundër Partizanit më 26 maj nëorën 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Rrogozhinasit vijnëtë plotë në këtë betejë të fundit të Kategorisë Superiore. Për fat tëmirë të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Edlir Tetova.Sebastjan Spahiu dhe Mario Gjata i kanë kaluar problemet fizikedhe ndodhen në gjendje të mirë fizike.

Spahiu, edhe pse u aktivizuanë fund të sfidës kundër Vllaznisë, tregoi rëndësinë e tij me driblimet, duke i garantuar Egnatias qetësi dhe zhdërvjelltësi në repartinofensiv. Edhe Arbin Zejnullai, i cili krijoi panik në duelin me shkodranët ka lënë pas shqetësimet momentale dhe ka zhvilluar të gjithëseancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.miqësia mbeten. Në sezonin 2018-2019, Orges Shehi merr drejtimin e Skënderbeut dhe i propozon Tetovës rolin e ndihmëstrajnerit. Ish-mesfushori e pranon dhe dyshja punojnë së bashku gjithë sezonin 2018- 2019 në 45 ndeshje, duke mbyllur një sezon pozitiv në Korçë. Ndahen për njëfarë kohe dhe ribashkohen te Tirana në janar të vitit 2021. Pas gjashtë muajsh, Tetova ndjen se ka ardhur momenti për tu ngjitur një shkallë më lart. Ndahen, për të mos bashkëpunuar më. Tetova i futet karrierës si trajner i parë dhe merr drejtimin e Ulpianës në Kosovë. Shehi vijon shkëlqimin me Tiranën. Edliri kthehet në Shqipëri në dy periudha merr Egnatian, të cilën e mban prej më shumë se një viti e gjysmë. Orgesi në janar ndryshoi kahun në kryeqytet, duke kaluar në anën e kuqe.

DETAJET – Të dielën ndeshen në të pestën herë mes këtyre ekipeve, ama në betejën më të rëndësishme. Dy durrsakët e njohin njëri-tjetrin me detaje dhe është 100% e sigurt se në përgatitjen e ndeshjes do të analizojnë edhe mënyrën sesi e percepton futbollin njëri apo tjetri. Fakt është që betejat mes skuadrave të tyre kanë qenë gjithnjë të ethshme.

PËRBALLJET – Orges Shehi dhe Edlir Tetova janë ndeshur 6 herë me njëritjetrin si trajnerë. Në bilancin final është Shehi që ruan një avantazh të lehtë me 3 fitore, kundrejt 2 të Tetovës dhe një barazimi. Në të tria rastet Shehi ka fituar si trajner i Tiranës. Me bardheblutë ai regjistron edhe një humbje, në finalen e vjetshme të Kupës. Fitoren tjetër Tetova e regjistroi në sfidën e fundit mes Partizanit dhe Egnatias. Ndeshja tjetër e Shehit si trajner i Partizanit është mbyllur 1-1.

Arena e Lajmit

Dy durrsakë në “Olimp”, Shehi-Tetova për titullin kampion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook