Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare, trajneri brazilian dhe 3 ndihmësit e tij, nga sot qytetarë të Lushnjes

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij nga dita e sotme janë bërë qytetarë të Lushnjes dhe Shqipërisë.

Në një ceremoni të organizuar në shtëpinë muze të Kongresit të Lushnjës ku morën pjesë dhe ministri i brendshëm Taulant Balla dhe kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, trajneri i Shqipërisë mori edhe shtetësinë.

Pasi lexoi formulën e betimit, Sylvinho dhe tre bashkëpunëtorët e tij, mes tyre edhe ish-futbollisti argjentinas Pablo Zabaleta, firmosën aktin zyrtar të të qenit qytetar të Lushnjes.

Ministri i Brendshëm i uroi trajnerit të kombëtares shqiptare dhe tre të tjerëve marrjen e nënshtetësisë shqiptare dhe zgjedhjen e Lushnjes si qyteti në të cilin janë qytetarët më të rinj

Arena e Lajmit

Sylvinho merr nënshtetësinë shqiptare, trajneri brazilian dhe 3 ndihmësit e tij, nga sot qytetarë të Lushnjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook