Tre persona dhunojnë shqiptarin dhe gruan e tij, e tërheqin zvarrë në mes të rrugës

Një 43 vjeçar me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij u sulmuan fizikisht në zonën Aegaleo në Athinë, nga të paktën tre persona, ndërsa arsyet mbeten ende të paqarta.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.

Nga pamjet e publikuara, dallohet se dy makina kishin ndaluar fillimisht në semafor të kuq. Më pas, drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë me tone të larta dhe nga njëra makinë kanë zbritur tre persona, të cilët janë vërsulur drejt çiftit.

Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43-vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Burrë dhe grua janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tre personat e tjerë janë shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme procedurale. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Tre persona dhunojnë shqiptarin dhe gruan e tij, e tërheqin zvarrë në mes të rrugës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook