Big Brother Vip po i vjen fundi, Ledioni ka një mesazh për të gjithë

Ndërsa të shtunë mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare! Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.

Big Brother Vip po i vjen fundi, Ledioni ka një mesazh për të gjithë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook