Finalja e Europa League, Wirtz: Jam krenar me skuadrën, në fushë zbresim me besim dhe…buzëqeshje

Florian Wirtz, sulmuesi i Bayer Leverkusen ka dhënë një intervistë për UEFA.com në prag të finales së Europa League kundër Atalantës.

“Ndoshta do të na duhet pak kohë gjatë verës për të kuptuar atë që ndodhi, sepse për momentin ende pak surreale, por, sigurisht, jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi”.

Më pas ai vazhdoi: “Ne jemi një ekip që i pëlqen të argëtohet. Zakonisht të gjithë hyjnë në dhomën e zhveshjes në mëngjes me një buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe mendoj se është e rëndësishme për disponimin në fushë.

Në këtë mënyrë ne e dimë se mund të mbështetemi te njëri-tjetri kur dalim në fushë. Besoj se pas 50 ndeshjeve pa humbje, kushdo që nuk vjen i buzëqeshur, duhet të ndryshojë sport”.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Finalja e Europa League, Wirtz: Jam krenar me skuadrën, në fushë zbresim me besim dhe…buzëqeshje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook