Rexhep Gunin, 58-vjeç është gjyshi i të miturit 3-vjeçar i cili u arrestua nga Policia pasi u zbulua se në bashkëpunim me bashkëshorten e tij të moshuar dhe anëtar të tjerë të familjes mbajtën peng nipi e tyre.
Teksa pasditen e së mërkurës Gjykata e Apelit e ka lënë të lirë 58-vjeçarin.
‘’Arrest në shtëpi’ ka caktuar Gjykata ndaj Rexhep Gunit edhe Arben Selajt.
Kujtojmë që Rexhep e Bahrije Gjuni rrëmbyen nipin 3-vjeçar pasi donin ta rrisnin ata dhe jo familja e nuses, përpara hetuesve të moshuarit u shprehën se pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre ata gjenin ngushëllim te nipi 3-vjeçar.
Ngjarja ndodhi më 16 prill, kur nënë denoncoi rastet tek autoritetet.
Në lidhje me rastin u arrestuan gjyshi i tre vjeçarit, Rexhep Gunin, 58-vjeç., dhe një nga vëllezërit e gjyshes, Arben Selaj.
Ndërkohë babai i vogëlushit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti, një vit më parë. Nëna tha për mediat se çdo fundjavë gjyshërit takonin nipin, ndërsa të shtunën që kaloi, ata përmes telefonit i kanë thënë se nuk do ia çojnë më djalin.
Njoftimi i Gjykatës së Apelit:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Referuar materialeve të Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, ka nisur procedimi penal për shtetasin me iniciale R. Gj, pasi më datë 13.04.2024, është paraqitur shtetësia me iniciale I. Gj, banuese në Durrës, ka kallëzuar se vjehrri i saj, ka marrë fëmijën e saj 3 vjeç dhe nuk ia ka kthyer më.