Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Lisandër Hoxha, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar dëshminë e kreut të SPAK Altin Dumani ditën e sotme në komisionin e ligjeve.
Hoxha u shpreh kritik ndaj Dumanit duke thënë se Kushtetuta e vendit është sfiduar me atë që ai e cilësoi si “cenimin e lirisë së deputetit”, duke iu referuar rastit të Sali Berishës.
Ai shtoi se Dumani nuk është zgjedhur për “playboy”, por për të bërë politikën penale në Shqipëri.
“Deklarata e Dumanit që më bëri përshtypje është kur tha se drejtësia nuk mund të sfidohet. Po Kushtetuta mund të sfidohet? Nëse ndaj një deputeti, qoftë ky Sali Berisha, nesër dikush tjetër, cenohet liria e tij, supozohet se do të bëjë një takim me shqiptarët e Greqisë, nuk ka mundësi se nuk e lejon janë prokuror si ky.
A mund të cenohet Kushtetuta që ndaj një deputeti të merren masa shtrënguese pa marrë leje? Ky është një standard shumë i rrezikshëm për Shqipërinë. Këtë zotërinë nuk e kemi zgjedhur për playboy, por për të bërë politikë penale në Shqipëri”, u shpreh ai.