Ka startuar seria e finaleve edhe në Konferencën e Perëndimit në NBA. Dhe që në sfidën e parë ka pasur një surprizë. Ekipi i Dallas Mavericks fitoi finalen e parë play off në këtë kah të basketbollit amerikan.
Skuadra teksane mposhti 108-105 në sekondat e fundit Minnesota-n në fushën e kësaj të fundit, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Një ndeshje e ekuilibruar përgjatë gjithë kohës, me të dyja skuadrat që dhuruan një lojë të mirë. Minnesota nuk përfitoi nga fakti që luante para publikut të saj, duke lëshuar fitoren në fundin e takimit.
Luka Doncic me 33 pikë dhe Kyrie Irving me 30 pikë bënë diferencën në parket për Dallas, një dyshe magjike në fushë. Për Minnesota-n, McDaniels me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë takimit. Edhe takimi i dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet në fushën e Minnesota-s, sfidë që do të zhvillohet më 25 maj. Në Lindje, Bostoni udhëheq 1-0 ndaj Indina-s.
()