Italia ka publikuar listën paraprake me 30 lojtarë, në kaudër të Euro 2024. Trajneri i axurrëve, Lucciano Spalleti ka grumbulluar për herë të parë Calafiorin e Bolongas, ndërsa konfirmohen për herë të dytë Bellanova, Fagioli dhe Folorunsho. Rikthime të rëndësishme janë ato të Riccit dhe Provedel.
Vlen të theksohet se Spalleti, sipas rregullores, do të ngushtojë listën në 26 lojtarë. Italia do të përballen të martën më 4 qershor kundër Turqisë (21:00, stadiumi ‘Renato Dall’Ara’ në Bolonja) dhe të dielën 9 qershor kundër Bosnje-Hercegovinës (ora 20:45), në dy ndeshje miqësore.
Kujtojmë që kjo Kombëtare ka në grupin e Europianit, Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën.
Lista:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lazio), Guglielmo Vicario (Tottenham);
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Riccardo Calafiori (Bologna), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli) , Federico Dimarco (Inter), Gianluca Mancini (Roma), Giorgio Scalvini (Atalanta);
Mesfushorët: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Nicolò Fagioli (Juventus), Michael Folorunsho (Hellas Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Lorenzo Pellegrini (Roma), Samuele Ricci (Torino);
Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Gianluca Scamacca (Atalanta), Mattia Zaccagni (Lazio).