Nagelsmann sheh nga afër potencialin e Grudës, sulmuesi shqiptar te Gjermania

Brajan Gruda tregoi klasin në Bundesligë këtë sezon me fanellën e Mainz, aq sa “zgjoi” edhe interesin e Gjermanisë. Trajneri i Panzerave, Nagelsmann do të zgjerojë grupin stërvitor të kombëtares gjermane të futbollit në fazën e parë përgatitore për Kampionatin Evropian, duke përfshirë edhe lojtarin shqiptar, por Gruda nuk do jetë pjesë e Europianit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, faza e parë përgatitore për turneun Euro 2024 do të zhvillohet deri në fund të muajit, teksa skuadra provizore e Gjermanisë do të takohet të dielën. Ky grumbullim i Grudës do t’i japë mundësi trajneri Nagelsmann për të parë nga afër potencialin e futbollistit, e pse jo, ta ftojë në të ardhmen për kompeticione të rëndësishme.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Nagelsmann sheh nga afër potencialin e Grudës, sulmuesi shqiptar te Gjermania

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook