Lojtari i Genoas do kalimin te Interi:  Mund të luaj në pozicionin e Mkhitaryan

Një nga më të mirët te Genoa në këtë sezon ishte padyshim Albert Gudmundsson, i cili kontribuoi jashtëzakonisht shumë për ekipin. Sulmuesi, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka treguar dëshirën për të kaluar te Interi.

“Unë mund të luaj në pozicionin e Mkhitaryan. Kam luajtur te Genoa si mesfushor në skemën 3-5-2. Dhe mendoj se jam paraqitur mjaft mirë. Kam ambicie të luaj në një klub të madh. Një sulmues nuk duhet të ketë frikë të gabojë. Kur je pjesë e një ekipi të madh ke më shumë mundësi për të sulmuar, ke më shumë raste për gol në dispozicion. Nëse nuk arrin të dërgosh topin në rrjetë nuk duhet të demoralizohesh. Thjesht duhet të vijosh të luftosh dhe të krijosh mundësinë e radhës”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lojtari i Genoas do kalimin te Interi:  Mund të luaj në pozicionin e Mkhitaryan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook