Emisioni investigativ Vetting në News24
Të marrësh pronën tënde mund të rezultojë prova më e pamundur në jetë. Të paktën për Sefedin Shefën, banor i Lushnjës, marrja e pronës së trashëguar kështu ka rezultuar. Madje, në vend të marrjes së pronës, Shefa ka provuar edhe ndëshkimin, ndërkohë që ata që kanë falsifikuar kanë gëzuar pronën e tij.
Ky pallat 12-katësh është pikërisht në truallin e ish-Kinemasë Dimërore, siç e kanë njohur lushnjarët e vjetër këtë pronë. Por, kjo godinë, nuk është në zotërim nga Sefedini, i cili është pronari me letra i truallit që prej vitit 4.10.1958, trashëgimi nga i ati Sabri Shefa. Në vend të Sefedinit atë e gëzon ish-punonjësi i kinemasë, Ferit Tabaku.
Për ta gëzuar Feriti, kanë ndërhyrë zyrtarë, gjyqtarë e prokurorë, të cilët edhe pas 3 dekadash e kanë lënë Sefedinin me statusin e ish-pronarit.
Sefedin Shefa shprehet: “Pronën e ka blerë babai im nga shtetasi Ferit Vokopola më 4 Tetor 1958. Më 4 nëntor 1958 Këshilli Popullor i Lushnjes, vendosi shpronësimin e kësaj prone të babait tim me objekt ndërtimin e kinemasë Dimërorë Lushnje”.
Dhe pas 31 vitesh beteje ligjore dhe përballjesh me institucionet, Sefedini tashmë i është drejtuar medias për ta bërë publike këtë çështje, duke kërkuar nga emisoni Vetting të sjellë gjithë sagën e historisë së tij.
Situata bëhet më e çuditshme, kur diskutohet vërtetësia e dokumenteve të marra nga Arkiva Qendrore. Këtë fakt e thekson edhe ish-kreu i Arkivës së Shtetit, Nevila Nika. “Të gjithë duhet ta dinë, dokumenti është pushtet, në mungesë të dokumentit ti nuk je askërkushi. Një letërnjoftim, të kërkohet një çertifikatë, kudo që shkon dhe në qoftëse ti nuk ke dokumente, ti nuk qeveris mirë dhe as lufton korrupsionin”.
Saga e vuajtjes së Sefedinit
Historia e kalvarit të Sefedin Shefës, sa në një institucion në tjetrin ka nisur më 16 Gusht 1993, kur objekti i ish-Kinemasë Dimërore Lushnje u nxor në ankand nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Godinën e bleu një ish-punonjës i kinemasë, z. Ferit Tabaku. Madje, pronarit të mëparshëm nuk iu dha as dëmshpërblimi për pronën e trashëguar nga i ati.
Në ankand, për privatizimin e këtij objekti mori pjesë edhe ish-pronari i truallit nën objekt, Sefedin Shefa. Por, Agjencia Kombëtare e Privatizimit, në momentin e shpalljes së ankandit, nuk e bëri prezent dosjen e paraqitur nga ish-pronari, Shefa.
Sipas Shefës: “Në vitin 1993 doli në ankand edhe ish-kinemaja e Lushnjes dhe sipas ligjit të drejtën e parablerjes e kishte pronari i truallit. I mblodha dokumentet dhe kërkova të hyja në ankand. Ankandi u zhvilluan në 16 Gusht 1993. Pa marrë përsysh dokumentet e mia, ia dhanë ish-kinemanë punonjësit të kësaj kinemaje Ferit Tabaku, në rrugë të kundraligjshme, duke mos pasur asnjë lloj dokumenti. Vetëm se kishte lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë të asaj kohe”.
Sipas ligjit të asaj kohe, pronari i truallit kishte të drejtën e parablerjes. Por fshehja e kësaj të drejte në momentin e privatizimit bëri që ish-kinemanë ta merrte ish-punonjësi i saj, Ferit Tabaku, me kushtin që të mos ndryshonte destinacionin. Në vitin 1958 e deri në vitin 1993, trualli i ish-kinemasë, ishte i regjistruar në hipotekë me emrin e babait të Sefedinit, Sabri Shefa. Sipas dokumenteve që “Vetting” ka siguruar nga noteri Adrian Karroçe, përveç vërtetimit hipotekor të truallit të ish-kinemasë, ai ka bërë çeljen e trashëgimisë së kësaj prone të trashëgimtarëve të të ndjerit Sabri Shefa.
Pas këtij viti, kjo pronë ishte hequr në zyrën e Kadastrës Lushnje, por jo nga Arkiva e Shtetit dhe Agjensia Shtetërore e Kadastrës.
Sipas ish-drejtoreshës së Arkivës së shtetit Nevila Nika: “arkivistët konform ligjit japin një kopje të origjinalit të fotografuar, të fotokopjuar apo të skanuar. Vetëm këtë jep”.
Pas ankandit që u zhvillua më 23 gusht 1993 nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit dhe blerjes së ish-kinemasë nga Ferit Tabaku, në 25 shator 1993, Shefa iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës. Sipas tij, Tabaku kishte përdorur dokumente të falsifikuara, për marrjen e ish-kinemasë pasi ishte e ndërtuar mbi ish-truallin që i përkiste familjes së tij.
“Këtë fakt e ka hetuar prokuroria dhe i ka nxjerrë të falsifikuara, autorizimin e shitjes kinemas, kontratën e shitjes së kinemasë dhe gent planin e truallit. Një herë e shkruajnë 341, një herë e shkruajnë 433 dhe një herë e shkruajnë 686. Për këtë jo se flas unë, flasin dokumentet”, thotë Sefedin Shefa.
Prokuroria dhe gjykata konstatuan falsifikimin, si bashkia Lushnje dha leje për pallat 12-katësh në truallin që iu grabit pronarit të ligjshëm
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, Prokuroria e Lushnjes, konstatoi dy herë që aktet e shitblerjes dhe të privatizimit ishin falsifikuar. Këtë e ka pohuar vetë asokohe, kreu i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, Faslli Turku. Ai pohon se kontrata është falsifikuar dhe sipërfaqja e truallit nga 341 metra katror është bërë 686 metra katror. Korrigjimi është bërë pas privatizimit dhe është korrigjuar me shkrim dore.
“Prokuroria doli me vendimin e pushoi çështjen për efekt parashkrimi, por asgjësoi dokumentet, që do të thotë falsifikatorët janë të dënuar”, vijon Shefa.
Me vendim të datës 16 dhjetor 1993, Gjykata e Lushnjes vendosi prishjen e kontratës së shitblerjes ndërmjet Seksionit të Financës të bashkisë Lushnje dhe ish-punonjësit të kinemasë Tabaku. Vendimi ky që mori formën e prerë më 29 dhjetor 1993.
Në kundërshtim me vendimin e formës prerë të dhënë nga gjykatësi në 1993, në vitin 2007, bashkia Lushnje i dha leje Ferit Tabakut që ish-kinemaja të shembej dhe mbi truallin e saj të ndërtohej një pallat 12 katesh.
Një vit, më vonë Ministria e Ekonomisë rinxjerr në ankand ish-kinemanë. Mesa duket Ministria nuk ka pasur dijeni për planet e bashkisë, por secili institucion po vepronte pa ditur çfarë bëhej jashtë mureve të saj.
Pra, jemi në kushtet kur pronari i truallit me vendim të formës së prerë, të dhënë nga gjykata për ish kinemanë është Sefedin Shefa dhe njëkohësisht me vendim të pa ekzekutuar. Në të njëjtën kohë, është një pronar i vete deklaruar i cili kishte marrë lejen e ndërtimit dhe një procedurë ankandi që nuk u realizua në asnjë moment.
Sefedin Shefa tregon se si në atë kohë u përplas dyerve të Ministrisë së Ekonomisë, ku i thanë të bënte gati dosjen për ta blerë. Ndërkohë që kjo Ministri, në atë kohë u informua se ishte shitur jo vetëm ndërtesa e ish kinemasë, por edhe trualli që me dokumente deri në vitin 1993 ishte e Sabri Shefes. Pavarësisht procedurave ligjore, Shefa tregon se cili ishte qëndrimi i Ministrisë së Financave.
Por çfarë ndodhi më pas?
Ankandi i shpallur nga Ministria e Financave nuk u realizua. Sipas shtetasit Ferit Tabaku, na rezulton se ankandi qenka zhvilluar në vitin 1993.
Pyetja që ngrihet është: Si ka mundësi që një ankand, i cili është zhvilluar shumë vite më parë, nga i njëjti institucion shpallet në vitin 2008 nga Ministria e Financave?
Në këto kushte të interesuarit mësojnë se përfituesi i paligjshëm, Ferit Tabaku në bashkëpunim ish-drejtorin e Asgjensisë Kombëtare të Privatizimit, Dega Lushnje, Faslli Turku, kishin falsifikuar dokumentet e privatizimit. Sipas dokumenteve që “Vetting” ka siguruar, ata kishin falsifikuar Kontratën e shitjes, autorizimin e shitjes së objektit dhe gentplanin e truallit në objekt. Nga 433 metra katrorë që doli në shitje në ankand si ish-kinemaja, rezultojnë me rritje të sipërfaqes duke marrë edhe pjesë të tjera të pronës së familjes Shefa duke shkuar totali i metrave katror të “grabitur” në 686.
Kjo detyroi Sefedinin t’i drejtohej Prokurorisë së Lushnjës, në Prill 2010, ku denoncoi faktin e falsifikimit të dokumenteve nga Ferit Tabaku dhe Faslli Turku. Pas hetimeve të kryera nga prokuroria Lushnje, për Tabakun dhe Turkun u provua se ata ishin autorët e falsifikimit të dokumenteve. Gjatë hetimeve rezultoi se dokumentet që u falsifikuan nga ana e punonjësit të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, Fazlli Turku, ishin përdorur më pas nga ana e Ferit Tabakut, për privatizimin e ish kinemasë në Lushnje.
Pavarësisht se prokuroria Lushnje pushoi çështjen penale, sanksionet në lidhje me dokumentacionin e falsifikuar dhe fatin e tyre nuk ndryshoi asgjë me kushtet e një vendim gjyqësor të formës prerë, që deklaron fajtorin autorin e tyre.
Vlen të theksohet në këtë pjesë, ngërçi që u krijua dhe vendimi i pushimit në ngarkim të falsifikatoreve të këtyre dokumenteve. Kjo ndodhi për faktin se, pavarësisht ata nuk i kaluan dhe nuk u dënuan nga gjykata për shkak të parashkrimeve të ndjekjes penale, duke qenë se kishte kaluar një kohë e gjatë, ky vendim është i njëjtë me vendimin ligjor të fajësisë dhe duhej të zbatohej edhe përse i përket pasojave në lidhje me dokumentet që rezultuan të falsifikuara.
Këtë fakt e ka pranuar edhe gjykata e cila mbi ankimin e palëve për vendimin e pushimit e ka përligjur, atë si një vendim penal të formës prerë, kur ka lenë në fuqi vendimin e pushimit dhe ka kërkuar si pjesë të këtij vendimi fshirjen e dokumenteve të falsifikuara. Sikurse rezulton vendimi i gjykatës së Apelit Nr. 131 datë 23 dhjetor 2019.
Më tej Sefedin Shefa shprehet: “Mbas pushimit hapëm gjyq në gjykatën e shkallës parë Lushnje, për asgjësimin e këtyre dokumentave të falsfikuara”.
Gjykata e Lushnjes e më pas ajo e Apelit Vlorë me vendimin 131 të datës 23 Dhjetor të 2010, mori vendimin për asgjësimin e dokumenteve, autorizim shitje, kontratën e shitjes dhe gentplan. Pasi këto dokumente edhe pse ishte marrë vendimi nga prokuroria më parë nuk ishin asgjësuar dhe ndodheshin në institucionet shterore.
Me marrjen të formës prerë të vendimit gjyqësor me datën 14 Janar 2020, në zbatim të kritereve të kodit të procedurës penale Nr. 462 vijues, ai vu në ekzekutim nga prokurori i Lushnjës, Artan Azbi. Sipas ekspertëve në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore, pa pasur asnjë shkak dhe i kundërshtuar nga një person i palegjitimuar është bërë objekt i ankimit në gjykatë, urdhri i ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.
Procedura e ndjekur në rastin konkret, duke pasur parasysh edhe objektin e ekzekutimit, është në shkelje të hapur të ligjit dhe tregon inferioritetin e organeve të drejtësisë, prokurorisë dhe gjykatës, të cilët, si dhe në rastet e tjera, janë munduar t’i bëjnë qejfin falsifikatorit Ferit Tabaku duke e pajisur me vendime ekstra procedurale. Kjo zgjidhje, në kundërshtim me ligjin, vetëm për t’i dhënë atij kohë dhe hapësirë, hedh dyshime mbi zellin e organeve të drejtësisë në Lushnje për të lënë të lirë personat që shkelin ligjin apo që përfitojnë prona me dokumente të falsifikuara.
“Ferit Tabaku, kërkoi që ekzekutimi i vendimit për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara që u bë nga ana e prokurorit të Lushnjës Artan Azbi të pezullohej”, pohon Sefen Shefa.
Proceduara e ndjekur në këtë rast, nga Gjykata Lushnje, u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit Vlorë. Kjo Gjykatë, me vendim Nr. 225, datë 2 Tetor 2020, hodhi poshtë vendimin e dhënë nga gjyqtarja e Lushnjës, Lorena Çabej, dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit gjyqësor penale Nr. 131, datë 23 dhjetor 2019 të gjykatës së rrethit gjyqësor Lushnje. Vendimi i Apelit në Vlorë, cilësoi se dokumentet e falsifikuara nga ana e Faslli Turkut dhe Ferit Tabakut duhet të asgjësoheshin.
“Me datën 24 Shkurt 2002, gjyqtarja Lorena Çabej e pezulloj vendimin e formës prerë për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, pasi kërkesës së Ferit Tabakut, i dënuar për falsifikim”, shprehet Sefedin Shefa.
Prokurorja Merita Selimi akuzoi pronarin e ligjshëm se ka falsifikuar dokumentet në 1958, ai ka lindur në 1961 – gjyqtarja Esmeralda Xhili e dënoi
Të marrësh pronën tënde mund të rezultojë prova më e pamundur në jetë. Të paktën për Sefedin Shefën, banor i Lushnjës, marrja e pronës së trashëguar kështu ka rezultuar. Madje, në vend të marrjes së pronës, Shefa ka provuar edhe ndëshkimin, ndërkohë që ata që kanë falsifikuar kanë gëzuar pronën e tij.
Dokumentet e falsifikuara rezultuan kontrata e shitjes së ish-kinemasë dimërore Lushnje, autorizimi i shitjes dhe gentplani i truallit.
Sefedini Shefa tregon zvarritjen nga ana e Selimit pas marrjes së vendimit: “Pas zvarritjeve ekstra procedurale u fut në procedurë ekzekutimi vendimin për fshirjen e dokumenteve të falsifikuara. Vendim i cili gjeti zbatim më datën 16.04.2021”.
Paralelisht për të përfituar në kohë, Ferit Tabaku, ngriti një akuzë ndaj Sefedin Shefës, për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.
Më tej Shefa tregon: “Në këtë moment, i dënuari Ferit Tabaku, bën kallëzim penal në adresën time me 20 janar 2020, me pretendimin se dokumenti im dhe noterimi është i falsifikuar. Dokument që është dhe ka dalë nga arkivat e shtetit, që është vendimi i Këshillit Popullor i 4 nëntorit 1958”.
Pra, paradoksi është se ai ka ngritur një akuzë për të njëjtën çështje për të cilën ai ishte deklaruar vetë fajtor. Me këtë lëvizje i dënuari Tabaku, arrin të pezullojë çështjen civile me datën 10.03.2021 për të cilin ishte në konflikt gjyqësor me shtetasin Sefedin Shefa.
Pezullimi u arrit me ndihmën e Prokurorisë, me një procedim të filluar ndaj Shefes në shkelje flagrante të ligjit për një çështje të gjykuar- bëjnë të ditur ekspertët ligjorë.
“Prokurorja Merita Selimi i dërgon shkresë gjykatës me datën 9 mars 2021, dërgoi kërkesës gjykatës sepse unë isha marrë i pandehur me kallëzimin që i kishte marrë kjo prokurore Ferit Tabakut, për dokumentet e mia. Në këto momente gjyqtarja e asaj kohe Arjeta Lika, merr vendimin e pezullimit të gjyqit civil që po zhvillohej në shkallën e parë, për dëmshpërblimin e truallit të marrë me letra false dhe që është ndërtuar mbi të, të ish-kinemasë”, tregon Shefa.
Kjo çështje u mbajt më shumë se dy vite nga prokurorja Merita Selimi, ku në gjykatë ajo përdorte ketë kallëzim për bllokimin e gjyqit. Ndërkohë që kur Shefa kërkonte informacion ligjor për këtë çështje, prokuroja Selimi shprehej se: “Ju nuk jeni person nën hetim”.
Sipas avokatit Arben Llangozi, “institucionet ligjore duhet të jenë të kujdesshëm në kthimin e përgjigjeve të tyre”. “Pasi nga njëra anë prokurorja heton për falsifikim material dhe dy vërtetime që kundërshtojnë njëri-tjetrin, kemi të bëjmë me një falsifikim material të prokurores. Pra, kemi dy dokumente të lëshuar nga i njëjti institucion të lëshuar nga e njëjta prokurore. Pra kemi një falsifikim se të dy dokumentet nuk mundet të jenë të vërtetë. Njëri nga këta është i falsifikuar, i krijuar nga institucioni dhe prokurorja e çështjes. Kemi të bëjmë me një vërtetim të falsifikuar intelektualisht. Nëqoftëse ne i referohemi nenit 186 paragrafi 3 i Kodit Penal, ku në fakt, ku kemi dy dokumente të ndryshëm, që paraqet dy pretendime apo kthim përgjigje të ndryshme e ngarkon me përgjegjësi ligjore penale prokuroren sipas nenit dhe paragrafit që sipërcitova”.
Qëndrimi i prokurores, ndryshe ishte në gjykatë e ndryshe me Sefedin Shefën. Në momentin që Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin numër 57, datë 14 Prill 2022 vendosi ndryshimin e vendimit të datës 10.03.2021 të dhënë nga Gjykata e Lushnjës. Në vendim thuhet “rrëzimin e kërkesës për pezullimin e gjykimit dhe vijimin e gjykimit në fazën e mbetur.
Në momentin që Apeli zhbllokoi gjyqin, prokurorja Merita Selimi, bëri lëvizjen e radhës në shkelje të ligjit, ku në të njëjtat rrethana në ndihmë të falsifikatorit Ferit Tabaku, i njoftoi akuzën Sefedin Shefes për veprën penale të falsifikimit, neni 186/1 Kodit Penal, si shkelje flagrante shprehen ekspertët.
Sipas Sefedin Shefës: “Me t’u dhwnw vendimi i formës sw prerë që gjyqi civil të fillojw atje ku është lwnw, që rrëzoi vendimin e Gjykatës Lushnje që kishte bërë pezullimin e gjyqit, prokurorja Merita Selimi menjëherë më mori të pandehur nën akuzën e falsifikimit dhe përdorimit të dokumentit të falsifikuar. Dokumentet të cilat nuk kanë asnjë pikë e asnjë presje të cenuar nga ana ime”.
“I kallëzuari Ferit Tabaku, nga i kallëzuar u bë kallëzues dhe më bën kallëzim sikur unë kam falsifikuar letrat e babait tim, të vitit 1958 kur unë kam lindur në 1961. Prokurorja Merita Selimi e merr të mirëqenë këtë kallëzim, që ajo vetë ta bërë akt ekspertize në ekspertizën shkencore të shtetit në kriminalistikë dhe ata kanë kthyer përgjigje në favorin tim. Më regjistroi dhe brenda 5-6 ditëve më mori person të pandehur. Është hetuar për 7 vjet nga kjo Prokurori dhe kanë dalë dokumentet e F.T të falsifikuara, jo dokumenti im. Me ka çuar 4 fletëthirrje për t’u paraqitur në Prokurori dhe nuk më lejonte të futesha në Prokurori” – tha Sefedin Shefa.
Sipas juristëve, bazuar në rrethanat objektive të çështjes, procedimi penal është haptazi i paligjshëm, pasi jemi para gjësë së gjykuar, skanuar në tërësinë e tyre nga vendim gjyqësor i formës së prerë, i cili rezulton aktualisht në fuqi.
“Kemi shkelje të drejtpërdrejtë të parimit nebi si iden. Ky parim është trajtuar gjerë e gjatë në konventat Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Gjykatën e Lartë të të Drejtave të Njeriut, gjithashtu edhe në gjenë bazë ligjore edhe në legjislacionin shqiptar në bazë të nenit 7 të Kodit të Procedurës Penale i cili ndalon gjykimin dy herë për të njëjtin fakt penal. Në rastin konkret kemi një kallëzues që është në rolin e viktimës dhe ka kallëzuar një tjetër, ku pretendon se me dokumente të falsifikuara i është marrë një pronë, pasurie trashëguar dhe në mbarim të këtij procesi personi i dënuar nga gjykata me vendim të formës prerë, merr rolin e viktimës për të njëjtin fakt penal. E pengon në mënyrë të drejtpërdrejtë rastin e dytë, apo të hetohet ashtu sikurse ka vepruar Prokuroria. Kemi një handikap jo ligjor të krijuar nga Prokuroria dhe më pas e miratuar edhe nga Gjykata. Nuk mundet që për të njëjtin fakt penal, që është e njëjta ngjarje, të hetohet dhe të gjykohet dhe të dënohen dy shtetas, ku njëri ka rolin e viktimës në proces dhe njëri në një tjetër. Unë e konsideroi shkelje dhe duhet të merren masa nga gjykata me të larta që të parandalojnë gjendjen e paligjshme. Pasi kemi një gjë të paligjshme, të cenimit të drejtpërdrejtë të një vendimi gjyqësor. Nuk mundet të gjykohet kush për të njëjtin fakt dy herë dhe aktualisht kemi gjykimin dy herë për të njëjtin fakt, por kemi edhe të njëjtat prova, kemi gjendje të paligjshme të krijuar nga sistemi i drejtësisë që duhet të parandalohet”, thekson avokati Arben Llangozi.
Së dyti, në mënyrë të pakuptimtë dhe pa u bazuar në ndonjë provë, falsifikatori Ferit Tabaku, për të njëjtën çështje kthehet nga një i kallëzuar, i dënuar, në kallëzues. Madje këtë akuzë e bën pa paraqitur ndonjë provë shkresore që implikon Sefedin Shefan. Pra, procesi për Shefën nis vetëm mbi bazën e deklarimeve të tij.
“Gjatë kësaj kohe prokurorja Merita Selimi mbante dokumentin tim sikurse ishte i falsifikuar”, kujton Shefa.
Së treti, bazuar në Kodin e Procedurës Penale, deklarimet në rastin konkret neni 156\ 1 Pika “b” të Kodit të Procedurës Penale, personi i cili në të njëjtën çështje është dënuar apo është pushuar çështja nuk mundet të pyetet dëshmitar. Kjo tregon besueshmërinë e vendimit gjyqësor, i cili bazohet vetëm në deklarimet e falsifikatorit Ferit Tabaku.
Sipas Shefes: “Më kalon çështjen në gjyq, duke më parë të pandehur për dokumentet e mia”.
Së katërti, sikurse rezulton nga dokumentet zyrtare vendimi gjyqësor i formës së prerë të datës 29 dhjetor 1993, njeh si pronar të ligjshëm të truallit ish-pronarin Sefedin Shefa.
Mënyra e procedimit penal për sa i përket gjësë së gjykuar dhe provave me shkelje nga prokuroria tregon se prej saj është filluar një procedim i paligjshëm sipas parashikimeve të nenit 313 të Kodit Penal, i cili shprehet. “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale nga prokurori kundër një personi që dihet se është i pafajshëm dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet” .
Megjithatë prokurorja Merita Selimi e dërgoi për gjykim Sefedin Shefën për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, ku sipas saj vendimi i shpronësimit të vitit 1958 është falsifikuar prej tij. Në një kohë, që Shefa ka lindur në vitin 1961.
Por, sa e mundur është që Sefedini të falsifikonte një dokument të tillë?
Sipas ish-Drejtores së Përgjithshme të Arkivës Qendrore Kombëtare: “Duhet t’i drejtoheshin përsëri inistucionit që ka nxjerrë këtë dokument, të konfrontohet me ekspertë nga palët e interesuara, në prani të arkivistëve dhe të shikohet. Përballja e një dokumenti të nxjerrë nga një arkiv, qoftë arkiv qendror, qoftë nga arkivi vendor shtetërore, e ke vënë përballë”.
Interesant është fakti që dokumentet të cilat ishin të asgjësuara si të falsifikuara nga Ferit Tabaku, rezultojnë të jenë marrë nga prokurorja Merita Selimi në dosjen hetimore të Sefedin Shefes. Akoma deri më sot nuk është bërë asnjë akt ekspertize për dokumentin që akuzohet se është falsifikuar nga ana e Shefes. Ndërkohë që dokumenti i paraqitur nga Shefa rezulton i prodhuar nga një vendim, i cili është marrë nga Këshilli Popullor i asaj kohe, që rezulton me vendimin edhe të shtatë qytetarëve të tjerë të Lushnjes, që kanë pasur probleme të ndryshme.
Sipas Shefes: “Në vendimin e shpronësimit ka qenë dokumenti individual i babait tim për shpronësimin e sipërfaqes së truallit dhe vendimi tjetër i datës 4 nëntor 1958 me shtatë emra. Vendim që ndodhet në arkivën Qendrore Kombëtare në Tiranë”.
Nevila Nika shprehet: “Dhënia e një dokumenti dhe pretendimi se ky është i falsifikuar gjykoj se është i padrejtë. Ose ju them verifikimi shumë i lehtë. Mundësia për të qenë i falsifikuar për mua është i përjashtuar nga arkivi”.
Sipas Shefes: “Vendimi i shpronësimit ka qenë dokumenti individual i babit tim për shpronësimin e truallit dhe vendimi tjetër i 4 nëntorit 1958 dhe vendimi tjetër me shtatë emra që ndodhet në arkivën shtetërore me shtatë emra”.
Por, prokurorja Merita Selimi kërkoi deklarimin fajtor për Sefedin Shefës për përdorim të dokumenteve të falsifikuara dhe gjykata e deklaroi atë fajtor. Po kështu, gjykata vendosi asgjësimin e dokumentit të falsifikuar.
Sipas avokatit Arben Llangozi: “Prokuroria duhej të krahasonte është fakti nëse shkrimi apo nënshkrimi është i të njëjtëve persona. Nëse kemi numër protokolli të njëjtë me regjistrat ku dokumentet ishin regjistruar. Nëse vula e institucionit është e njëjtë, atëherë nëse i kemi këto nuk kemi falsifikim. Gjykata e Lartë me një vendim unifikues prej 19 anëtarësh me një vendim unifikues detyron inistucionin e Prokurorisë të fillojë një hetim vetëm kur ka dokumente origjinale. Në të gjitha rastet e tjera është e ndaluar. Pra, kanë qenë 19 gjyqtarët të Gjykatës së Lartë dhe kjo është e tepërt ta diskutoj një gjyqtar apo prokuror, i kujdo gjykate që mundet të jetë”.
Siç rezulton nga materialet procedurale ky dokument është dorëzuar nga shtetasi Ferit Tabaku dhe nuk është marrë si provë nga organet kompetente dhe sikurse e parashikon Kodi i Procedurës Penale, që të ketë vlerën e provës. Organet që kanë arritur në konkluzion duket qartazi se kanë proceduar sipas vullnetit dhe dëshirës të shtetasit Ferit Tabaku. Ky është edhe dokumenti i cili është siguruar edhe nga Ferit Tabaku.
Sipas Shefes: “Në rast se unë Sefedin Shefa nga Lushnja kam vënë dorë në një dokument të vetëm, unë nuk kërkoj të dënohem 9 muaj burg, apo 18 muaj shërbim prove, po kërkoj të varem në mes të Lushnjes. Në të kundërt i kërkoj SPAK-ut ta hetojë çështjen”.
I grabitën pronën me letra false dhe ndërtuan pallat 12-katësh, thirrja e pronarit Sefedin Shefa për drejtësinë, apeli për SPAK-un
“Në rast se unë Sefedin Shefa nga Lushnja kam vënë dorë në një dokument të vetëm, unë nuk kërkoj të dënohem 9 muaj burg, apo 18 muaj shërbim prove, po kërkoj të varem në mes të Lushnjes. Në të kundërt i kërkoj SPAK-ut ta hetojë çështjen”.
Ndërkohë që çështja është apeluar në Gjykatën e Apelit Tiranë nga ana e Shefës, i cili pretendon se nuk ka bërë asnjë lloj falsifikimi dhe akuzon prokuroren Merita Selimi dhe gjyqtaren Esmeralda Xhili, për vendimin e padrejtë të dhënë nga ana e tyre ndaj tij, Shefa kërkon pafajësinë dhe kthimin e ligjshmërisë së pronës së tij.
Më tej, Shefa shprehet: “Jam në fazën e gjykimit në Apel në Tiranë, pas dënimit nga prokurorja Merita Selimi dhe gjykata e Lushnjës. Ditën e enjte u dha vendimi, ditën e premte me 10 mars prokurorja Merita Selimi në bashkëpunim me Etleva Zaimin (kryesekretarja e Prokurorisë Lushnje) bashkë me Arben Zaimin, më kanë dërguar në dyqanin tim për të më goditur djemtë e Etleva dhe Arben Zaimit. Martin dhe Ibrahim Zaimi erdhi policia, mori kallëzimin penal dhe dërgoi kallëzimin në Prokurori ditën e hënë. Tre ditë pas ngjarjes, pasi ishte ditë pushim. Çështjen e mori prokurorja Merita Selimi dhe tre pasi u dorëzua kallëzimi, kjo prokurore e arshivoi dosjen, pa hetuar fare. Pa më thirruar mua”.
“E gjitha kjo bëhet për të më marrë pronën. Pasi jam kërcënuar sistematikisht si unë edhe bashkëshortja”, vijon ai.
Avokati Arben Llangozi: “Nuk duhej të dënohej dhe as gjykohej, pasi Shefa është denoncuar nga Ferit Tabaku, i cili është dënuar për falsifikimin e dokumenteve për të njëjtën çështje. Nuk mund ta amnistonte dhe rehabilitonte organi i akuzës. Për mua akuza dhe gjykata kanë gabuar rëndë”.
Duke i qëndruar mënyrës së trajtimit që i bëjnë organet e drejtësisë Lushnje, lindin disa pyetje të cilat akoma deri më tani nuk kemi marrë përgjigje:
A janë asgjësuar dokumentet e falsifikuara me vendim gjyqësor nga ana e Ferit Tabakut? Nëse po, me çfarë tagri legjitimohet Tabaku aktualisht në gjykimet civile në gjykatën Fier?
Nëse është bërë fshirja e dokumenteve të falsifikuara për pronën, përse paraqitet në gjykim Ferit Tabaku dhe jo avokati i popullit si përfaqësues i shtetit?
Duhet theksuar fakti që dokumentacioni i paraqitur nga Tabaku për marrjen e pronës kanë qenë të falsifikuara dhe me vendim gjykate janë asgjësuar.
Cili është regjimi pasuror i truallit, sot objekt i këtij konflikti?
Gjyqtarja Miranda Nako jetonte në pallatin e ndërtuar nga Ferit Tabaku mbi tokën e grabitur, refuzoi të dorëhiqej nga çështja e Sefedin Shefës
Hetimet e prokurorisë për pallatin 12 katësh në qendër të Lushnjës, të ngritur tashmë mbi truallin e ish- Kinemasë, kanë filluar që në vitin 2010. Tre prokurorë të Prokurorisë së Lushnjës, kanë hetuar këto falsifikime. Fillimisht, çështja është hetuar nga prokurori Arben Dyla, i cili e mori dosjen ne vitin 2010, mori edhe dokumentet origjinale të dorëzuara nga Shefa dhe më pas nga Tabaku, ndërsa zvarriti hetimin duke e mbajtur këtë çështje për gati dy vite. Pikërisht për zvarritjen e hetimeve nga ish prokuroi Arben Dyla, ishte drejtuesi i prokurorisë Lushnje Petrit Çano, bëri largimin e tij nga kjo çështje për arsye te zvarritjes se pajustifikueshme te hetimeve nga ana e tij dhe e pezulloi nga detyra prokurorin Dyla.
Çështja më pas është hetuar nga prokurori Indrit Bimi, i cili doli me një vendimmarrje, ku është provuar falsifikimi. Por sipas tij çështja ishte parashkruar dhe hetimi u pushua. Ajo që të bën përshtypje është fakti që në vendimin e pushimit, prokurori ka faktuar se ka falsifikime dokumentesh. Por, pavarësisht falsifikimit të provuar, prokurori nuk kërkon kthimin e pronës tek i zoti sipas dokumenteve që ndodheshin në kadastrën e Lushnjës, në Bashki apo institucione të tjera. `
Pas vendimit të pushimit, ish-Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2014 urdhëron të hapet çështja për rihetim, por tashmë kishin kaluar të gjitha afatet ligjore për hetimin e falsifikimit. Prokurorja e tretë e kësaj dosjeje, zonja Rovena Zoto ka vendosur sërish pushimin e procedimit penal.
Në dosjen hetimore ka pasur akte ekspertimi ku sërish, është provuar se trualli i pallatit 10-katësh, i ish-kinema Lushnjes, është falsifikuar.
Pas hetimeve të thelluara nga Prokuroria, drejtësia tha fjalën e saj duke u shprehur me vendim të formës së prerë se shtetasi Ferit Tabaku ka ngritur një pallat 12-katesh në qendër të qytetit duke falsifikuar dokumentet dhe përvetësuar pronën. Vendim, i cili mbeti i pazbatuar plotësisht pasi dokumentet e falsifikuara vazhdonin të ishin prezentë nëpër institucione.
Pavarësisht se sa herë kryheshin ekspertizat dhe dilte që Ferit Tabaku kishte falsifikuar dokumentet, asnjë lëvizje për ti kaluar pronat pronarit të ligjshëm nuk ndërmerrej.
Për këtë arsye, Sefedin Shefa iu drejtua serish gjykatës duke kërkuar të asgjësohet dokumenti i falsifikuar, në zyrën e Kadastrës Lushnje dhe Bashkisë.
Ishte gjyqtarja e Lushnjes, Zeta Terpollari, e cila ka pranuar kërkesën e qytetarit Sefedin Shefa për të asgjësuar pikërisht këtë dokument që, megjithëse ishte faktuar nga Prokuroria se ishte i falsifikuar, përdorej ende për regjistrimin e pronës. Pas shqyrtimit të dosjes, gjyqtarja Terpollari dha edhe vendimin për asgjësimin e dokumenteve të falsifikuara, vendim që u la në fuqi edhe nga gjykata e Apelit të Vlorës. Kjo gjykatë vendosi asgjësimin e dokumenteve të klasifikuara të falsifikuara nga ana e Fert Tabaku dhe Fazlli Turkut dhe vendosi asgjësimin e tyre në inistucionet shtetërore që ishin, si bashki, kadastër apo institucionet e tjera. Dokumentet që janë asgjësuar, janë autorizimi i shitjes, kontrata e shitjes dhe gent plani i truallit të ish-kinemasë Lushnje.
Vendimi i Prokurorisë mori formë të prerë duke konstatuar dhe falsifikuar dokumentet nga ana e Ferit Tabakut të cilat ishin kontrata e shitblerjes, autorizimi i blerjes së objektit dhe Gent plani i truallit.
Prokurorja Merita Selimi ekzekuton vendimin e Gjykatës duke fshirë dokumentet e falsifikuara në vitin 2021.
Ndërkohë që Sefedin Shefa ka hapur një tjetër proces gjyqësor në gjykatën e Lushnjes, tashmë të transferuar në Fier, ku kërkon dëmshpërblimin për pronën e marrë me letra false nga ana e Ferit Tabakut. Pikërisht zvarritja e këtij procesi gjyqësor, ka qenë edhe arsyeja që u ngrit akuza nga ish-Prokurorja Merita Selimi, ku nga të akuzuar e ktheu në akuzues Ferit Tabakun, për të bllokuar procesin gjyqësor të dëmshpërblimit të Shefes.
Madje katër ditë pasi Gjykata e Apelit Vlorë hodhi poshtë vendimin e pezullimit të gjyqit në shkallën e parë të bërë nga gjyqtarja Lorena Çabej, prokurorja Selimi dërgoi çështjen në gjykatën e Lushnjes, duke akuzuar Shefen për falsifikim.
Në momentin që gjyqi rinisi në fazën ku edhe ishte pezulluar, relatore e çështjes civile midis Sefedin Shefës dhe Ferit Tabakut i ndëshkuar penalisht nga organi i akuzës dhe vetë gjykata është vendosur gjyqtarja Miranda Nako.
Gjyqtarja në fjalë ka qenë me qira në pallatin e sapondërtuar mbi truallin e ish-kinema dimërore Lushnje nga ana e Ferit Tabakut. Pallat i ndërtuar tashmë me letra të falsifikuara dhe që është bllokuar nga ana e prokurorisë në bazë të vendimit të formës prerë të gjykatës së Apelit Vlorë me nr.225 datë 2 Tetor 2020 dhe që është ekzekutuar nga prokuroja Merita Selimi e cila tashmë është jashtë radhëve të drejtësisë, pasi është larguar nga Vettingu. Edhe pse ky fakt është bërë prezent në një nga seancat gjyqësore të gjyqtares Nako, ku i është kërkuar largimi i saj nga ky proces gjyqësor, për shkak të konfliktit të interesit dhe që ka qëndruar në një apartament me qira të bllokuar nga prokuroria, ajo nuk ka pranuar largimin e saj nga ky proces, duke vijuar gjykimin.
Sipas avokatit Arben Llangozi “në qoftëse i referohemi ligjit të konfliktit interesit”. “Nëse i referohemi KPK apo KPA nëse një magjistrat ka qenë në mardhenjë kontraktore është quajtur shkelje e renë e këta magjistratë janë shkarkuar nga Vettingu. Referuar këtyre që citova apo ligjit, aq më tepër që nëse gjyqtarja ka qenë në një apartamente që palët janë në konflikt, që është bllokuar nga Prokuroria, ka bërë shkelje ligjore dhe përbën vepër penale. Si për gjyqtaren dhe personin që ka dhen këtë objekt me qira, në kohën që është i bllokuar nga prokuroria. Gjyqtarja ka kryer veprën penale të pastrim të produktit vepres penale. Mos largimi nga gjykimi i gjytares do të thoitë ka sfiduar ligjin dhe ka një shkelje të ligjit të konfliktit të interesit”.
Historia e Sefedin Shefës që Vetting sjell në këtë episod është vetëm një grimcë e mijëra procesve të zvarritura në vite nëpër gjykata, duke bërë që shumë prej ish-pronarëve të mbeten sërish të tillë edhe pas shumë vitesh ndryshimesh politike. Në procesin e zvarritjes së pronave kanë marrë pjesë politikanë, zyrtarë, prokurorë, gjyqtarë e përmbarues, duke e bërë thuajse të pamundur mbërritjen e pronës te i zoti. Në gjykatat e Shqipërisë prej vitesh stoku i çështjes së pronës është një stok që ka krijuar jo vetëm probleme financiare, por edhe dhjetëra viktima.
Sefedini është nga ata që ka besuar se do ja dalë. Por më në fund është dorëzuar, duke iu drejtuar redaksisë së Vetting që t’i japë zë këtyre shkeljeve që ai dhe juristët i faktojnë me dokumente, ndërkohë që dhjetëra zyrtarë, hetues ë gjyqtarë kanë mbyllur sytë, edhe pse, në mënyrë cinike, ai që akuzon Sefedinin, ka pranuar vetë se ka falsifikuar letrat e pronës së tij. Kjo është çudia që solli sonte përpara jush një nga çështjet që vijon të jetë dera e mjaft problemeve, por edhe krimeve, të cilat mund të ishin shmangur nëse zyrtarët nuk do bëheshin palë me falsifikatorët.
()