Makina humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e banesës, detaje nga aksidenti në Lushnjë. Ja çfarë ka mbetur nga ‘Fordi’

Zbardhen detaje nga aksidenti i frikshëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku një automjet humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Konjat.

Mjeti tip ‘Ford’ me targa AA 750 UE ka marrë me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe ka përfunduar në oborrin e një banesës në anë të autostradës. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Policia nëpërmjet targës ka identifikuar pronarin e mjetit dhe po punon për gjetjen drejtuesit të mjetit. Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë.

Aksidenti në Konjat aty ku daljet nga rruga janë tepër të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. Disa vjet më parë një e moshuar në shtëpinë ngjitur gjeti vdekjen pasi një makinë përfundoi në oborrin e shtëpisë duke i rënë sipër.

()

Arena e Lajmit

Makina humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e banesës, detaje nga aksidenti në Lushnjë. Ja çfarë ka mbetur nga ‘Fordi’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook