“Ofruam vetëm tokën”, Rama skeptik për marrëveshjen e emigrantëve: Si do të menaxhohen kampet me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur rezerva në lidhje me procedurat e BE-së për trajtimin e emigrantëve, teksa i referohet dy kampeve që do të ndërtohen në Gjadër dhe Shëngjin.

Ndonëse hapja e këtyre dy qendrave pritëse të emigrantëve, do të bëhej më 20 maj, kjo gjë nuk ndodhi për shkak të vonesës së nisjes së punimeve.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “La Republica” ka folur në lidhje me këtë shtyrje, që sipas tij është për shkak të shtetit italian.

“Të gjitha gjerat janë vetëm italiane, Shqipëria ofroi disponueshmëri dhe tokë, por asgjë më shumë”. Rama shprehet skeptik mbi politikat që do të ndiqen nga BE dhe Italia për mbarëvjatjen dhe funksionimin e këtyre dy kampeve. “Miku im, qendra do të jetë gati për disa muaj gjithsesi, kjo nuk është asgjë. Por problemi do të jetë funksionimi i tij. Dhe do të jetë shumë e vështirë për procedurat: si do të menaxhohen 3000 persona në 28 ditë me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?”, tha ai. Sipas kryeministrit do të ketë apelime, do të ketë bllokime. Dhe nuk është vetëm ky problem: “Edhe ky plan Mattei… si ta çoni përpara? Po, mund të bëni marrëveshje, të hapni qendra në Tunizi ose Libi. Por a e dini se sa para janë në lojë për trafikimin e emigrantëve në ato brigje? Dhe gjithçka është menaxhuar shumë lart”, shtoi ai.
()

Arena e Lajmit

“Ofruam vetëm tokën”, Rama skeptik për marrëveshjen e emigrantëve: Si do të menaxhohen kampet me burokracinë italiane dhe rregullat evropiane?!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook