“Certifikatat janë zero lekë”, Rama në Himarë: Shpërndajmë 4000 tituj pronësie brenda vitit, Prefektura adresa juaj e zgjidhjeve

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara banorëve të Himarës, tha se certifikatat e pronësisë që po shpërndan nuk bëjnë asnjë lekë.

Rama theksoi se banorët në Himarë nuk duhet të bien pre e broçkullave. Kreu i qeverisë tha se ai është një prej banorëve.

Edi Rama: Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin për politikë. Mos bëni pre e këtyre broçkullave. Nuk e do kush Himarën më shumë se ju. Unë jam një nga ju, doni apo nuk doni. Certifikatat sot do i japim. Ai që bërtiti sesa kushtojnë certifikatat, i them se bëjnë zero lekë. Të gjitha falas, pa asnjë kokërr leku, se janë shtëpitë tuaja. Ne kemi ndërtuar mijëra shtëpi për tërmetin dhe asnjë kokërr leku nuk iu kemi kërkuar atyre që humbën shtëpitë. Janë banesat e tyre dhe të bëjnë çfarë të duan. Himara ka nevojë për zhvillim. Himara po ngjitet dhe nga ngjitja e saj do të përfitoni më shumë ju. 4000 certifikata do jepen brenda vitit dhe Prefektura është adresa e problemit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Certifikatat janë zero lekë”, Rama në Himarë: Shpërndajmë 4000 tituj pronësie brenda vitit, Prefektura adresa juaj e zgjidhjeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook