“Procesi ndaj Berishës, padrejtësi!”, Argita Mallatezi e paralajmëron: Do të përfshihem në politikë nëse…

Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se mund të vijë një moment që të përfshihet në politikë.

E pyetur nga gazetari Osman Stafa nëse do të vijë një moment që të kandidojë për një post në PD, ajo u shpreh se kjo gjë mund të ndodhë, duke e parë si një formë qëndrese ndaj padrejtësisë që po ndodh me procesin ndaj të atit.

Malltezi shtoi se momentalisht ka zgjedhur këtë formë reagimi, por nëse e sheh të nevojshme do të mendojë si formë qëndrese edhe përfshirjen në partinë që dikur kryesohej nga Berisha.

Është një pyetje që ju është bërë në vijimësi por meqë ka zhvillime, përgjigja juaj mund të ketë ndryshuar. Flas për deklaratës nëse jeni e gatshme të kandidoni për pozicion në PD nëse është e nevojshme. A po ju nxit procesi ndaj Berishës për të hyrë në politikë.

Argita Malltezi: Nuk ka pasur ndryshimi në atë çfarë kam thënë më parë. Shpresoj që situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore. Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht po qëndroj në këtë formë, por më vonë mund të qëndroj duke marrë vendime të tjera drejt politikës.

Arena e Lajmit

“Procesi ndaj Berishës, padrejtësi!”, Argita Mallatezi e paralajmëron: Do të përfshihem në politikë nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook