Paris Saint-Germain hidhet në sulm për Khvicha Kvaratskhelia. Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, klubi francez i ka paraqitur ofertën e parë Napolit për play-makerin gjeorgjian.
Sipas asaj që shkruhet, bëhet fjalë për një propozim 100 milionë euro, shifër kjo e kënaqshme për napoletanët. Vendimtare do jetë vetë dëshira e Kvara-s, i cili do vendosë pas Europianit me Gjeorgjinë. Në Paris, epoka post-Mbappe sapo ka filluar dhe merkato me gjasë do të jetë e nxehtë.
(J.S/)