Bandat e drogës po ofrojnë shpërblime në TikTok për informacion që ndihmojnë në identifikimin e kolegëve mafioz që vjedhin mallin e tyre. Reklamat, të gjetura nga The Sun tregojnë CCTV të individëve që bastisin fabrikat e kanabisit të shqiptarëve.
Një sindikatë e krimit tha se do të paguante një “shpërblim” prej 30,000 £ për informacionin që identifikonte banditë që u kishin vjedhur të korrat në Golders Green, në Londrën Veriore.
Në postimin në shqip thuhet: “kushdo që ka informacion mund të na kontaktojë.
Në video shfaqen njerëzit duke bërë grabitjen.
“Ne nuk do t’i bëjmë asgjë atyre. Vetëm të dimë se kush i ka urdhëruar të na vjedhin punën”, thuhet në njoftimin, i cili ofron edhe një shpërblim 30 mijë £.
Krerët e krimit përdorin rrëmbime dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin e fabrikave të drogës në të gjithë Britaninë.
Një video tjetër, e postuar si paralajmërim dhe e parë mbi 10000 herë, tregon një shqiptar të mavijosur keq duke u marrë në pyetje pas një vjedhjeje në Londrën e Jugut.
I pyetur nëse e meriton atë që i ka ndodhur, ai përgjigjet: “Po, kam bërë një gabim të madh”.
Një burim tha: “Gangsterët shqiptarë njihen për rrëmbimin e rivalëve që i vjedhin”.
“Është një taktikë e zakonshme që ata përdorin herë pas here – por ofrimi i shpërblimeve për informacion është e re dhe duhet të nënkuptojë se ata janë të dëshpëruar për të mbajtur kontrollin e biznesit të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.”