U akuzua se ka sulmuar seksualisht tre burra, del para gjykatës fituesi i “Oscar”

Ylli i hollivudit, Kevin Spacey, do të kërkojë pafajësinë e tij lidhur me pretendimet se ka sulmuar seksualisht tre burra në një periudhe tetëvjeçare gjatë vizitave në Britaninë e Madhe.

Aktori fitues i Oskarit, u pa i buzëqeshur teksa doli nga një Mercedes dhe u fut në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit nga dy oficerë policie dhe ekipi i tij ligjor mes një “grumbulli” gazetarësh.

Spacey navigated the big crowd of journalists outside Westminster Magistrates' Court today

Spacey, i cili mbante syze dhe ishte veshur elegant me një kostum blu, kamoshi dhe një kravatë me motive të errëta, nuk bëri asnjë koment jashtë gjykatës.

Actor Kevin Spacey smiling as he leaves Westminster Magistrates' Court in London today

Ndërsa u ul në bankën e të akuzuarve, Spacey shikoi përreth dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes. Aktori do të jetë i lirë, dhe do të duhet të paraqitet në Southwark Crown Court më 14 korrik.

Aktori amerikan, i cili luajti në serialet e Netflix-it House of Cards dhe filmat American Beauty and The Usual Suspects, akuzohet për një sërë sulmesh seksuale ndaj tre burrave në Londër dhe Gloucestershire midis viteve 2005 dhe 2013, ndërsa ishte drejtor artistik i teatrit Old Vic. Kevin Spacey u morë në pyetje me kujdes nga Scotland Yard në vitin 2019 pasi nisën një hetim mbi pretendimet dy vjet më parë.

Akuzat janë: dy akuza për sulm seksual ndaj një burri, i cili tani është rreth të 40-tave, në mars 2005 në Londër; sulmi seksual ndaj një burri, i cili tani është rreth të 30-tave, dhe duke e bërë atë të përfshihet në aktivitet seksual pa pëlqimin e tij në gusht 2008 në Londër; sulmi seksual ndaj një burri, i cili tani është rreth të 30-ave, në prill 2013 në Gloucestershire.

Spacey is pictured leaving Westminster Magistrates' Court in London today

Spacey, dy herë fitues i Oskarit, tha më parë se do të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar për t’u përballur me akuzat, të cilat ai pritet t’i mohojë.

Në një deklaratë të lëshuar për Good Morning America pas njoftimit të Prokurorisë së Kurorës, ai tha: “Ndërsa jam i zhgënjyer me vendimin e tyre, për të ecur përpara unë do të paraqitem vullnetarisht në Mbretërinë e Bashkuar sa më shpejt që të mund të mbrohem kundër këtyre akuzave, të cilat unë jam i bindur se do të provoj pafajësinë time.”

U akuzua se ka sulmuar seksualisht tre burra, del para gjykatës fituesi i “Oscar”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook