Një natë finale plotë surpriza dhe emocione për Julian Dedën.
Aktori i mirënjohur ka shpërthyer në lot, teksa Vëllai i Madh ka luajtur një klip me disa nga momentet më të bukura të të atit të tij ndjerë, për të nderuar në këtë formë kontributin e një artisti të madh sikurse Zef Deda.
“Kam një krenari të madhe për ta që ma kanë gëzuar zemrën dhe kanë bërë sikurse kanë pasur dëshirë. Unë i kam thënë një gjë fëmijëve. Rreziku është se e keni babën artist, më mirë ta kishit pasur babën kovaç…”- do të shprehej “Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran, Zef Deda, ndërsa fliste me krenari për fëmijet Mario dhe Julian Deda në një nga intervistat e tij të mëhershme.
“Faleminderit, ju jam shumë mirënjohës të gjithëve”- tha Juli pas surprizës.
Më herët, Juliani u surprizua nga Vëllai i Madh në sallën e “Portokallisë”, ku aty u takua me familjarë, miq e kolegë, duke mos mbajtur dot lotët. Kolegët recituan poezi me konotacione humori për banorin.