“Again”/ Tentoi të vjedhë 2 makina në Durrës, arrestohet 50-vjeçari

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e 2 automjeteve.

U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

  1. A. A., 50 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Arena e Lajmit

“Again”/ Tentoi të vjedhë 2 makina në Durrës, arrestohet 50-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook