Shtyhet seanca në GJKKO për Fredi Belerin. Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor.
Ditën e sotme në seancë gjyqësore, në shkallën e dytë të gjyqësorit nuk ishte i pranishëm Beleri, i cili ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa kishte plotësuar një deklaratë se nuk dëshironte që të ishte në seancë, ndërsa theksonte se nuk kishte zgjedhur edhe një avokat.
Ndërkohë në seancë ishte i pandehuri Pandeli Kokaveshi, i cili po ashtu nuk e ka zgjedhur ende një avokat.