Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, për të diskutuar për projektrezolutën e hartuar nga PS-ja për korrupsionin. Seanca është parashikuar që të nisë në orën 13:00.
Kujtojmë se pr/rezoluta në fjalë është votuar në komision vetëm me votat e PS-së, ndërsa nuk ka gjetur dakordësi me opozitën.
Ndërkohë, seanca pritet të shoqërohet me debate, ndërsa parashikuar që të zgjasë rreth 4 orë. Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Burime për gazetarin Osman Stafa bënë me dije se grupi parlamentar i PD-së, me kryetar Gazment Bardhin, ka vendosur se nuk do ta votojë propozimin e PS-së. Ndërkohë që sapo të nisë procedura për votimin e tij, opozita duket se do të braktisë sallën e Kuvendit.
Pas miratimit, mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.
()