Divorci me Bleron, Teuta Krasniqi rrëfen si e përjetoi ndarjen me këngëtarin

Aktorja nga Kosova Tetuta Krasniqi së fundi ka qenë e ftuar në emisionin “SOL”, ku ka folur për jetën e saj personale dhe ndarjen nga ish-bashkëshorti Blero Muharremi.

Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.

Gjatë intervistës Teuta tregoi për herë të parë se ndarja nuk ka qenë aspak e lehtë për të, ndërsa tha ka përjetuar ankth dhe depresion nga divorci me këngëtarin, duke treguar se i ati ishte mbështetja e saj më e madhe.

“Babin kur unë e kam bërë shok. Ka qenë një kohë kur unë jam ballafaquar me sfidën më të madhe në jetën time pas ndarjes gjatë asaj periudhe dhe pas, ku për mua veç mbështetja te Zoti që kam kaluar një periudhë tepër të vështirë dhe nuk e kam pasur deri vonë lehtë me folur për atë periudhë për ankthin që e kam kaluar, depresionin që e kam kaluar. Nuk kisha dashur askush të përjetojë çfarë kam kaluar unë, babai im ka qenë për mua gjithmonë. Me babin e kam një afërsi që është personi i vetëm që më njeh tamam edhe që sa herë që kam ndonjë problem ndonjëherë them në moment që unë flas dhe ai më dëgjon, më duket sikur më është lehtësuar ai problem. Kjo është e vërtetë”– tha aktorja.

Divorci me Bleron, Teuta Krasniqi rrëfen si e përjetoi ndarjen me këngëtarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook