Beyoncé lajmëron epokën e re të ‘rilindjes’: Të gjitha detajet nga surpriza e saj

Le të fillojë numërimi mbrapsht. Lajmi i shumëpritur u njoftua në një postim në Twitter nga platforma e transmetimit të videove Tidal të enjten. Beyonce do sjellë shumë shpejt albumin e shtatë pasi ajo bashkëpunoi me bashkëshortin e saj Jay-Z në projektin e tyre të përbashkët surprizë të vitit 2018, “Everything Is Love”.

Javën e kaluar, fansat vunë re se fotografitë e profilit të saj u hoqën nga faqet në YouTube, Instagram, Twitter, Facebook dhe TikTok. Fituesja e shumë çmimeve Grammy, vitin e kaluar tha se po punonte për projekte të reja në një intervistë me ‘Harper’s Bazaar’, duke thënë “Ndjej një rilindje që po shfaqet”.

“Me gjithë izolimin dhe ato që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri”,-tha ajo për revistën. “Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikjeje në çdo mënyrë të mundshme.” Ajo foli shkurtimisht për procesin e saj krijues, duke thënë se albumet e saj shpesh kërkojnë shumë kohë për t’u krijuar.

“Megjithatë, nuk ka asgjë si dashuria, pasioni dhe shërimit që ndiej në studion e regjistrimit,” -shtoi ajo. “Pas 31 vitesh, është po aq emocionuese sa kur isha nëntë vjeç.”

Në 2016 ajo solli “Lemonade”, dy vite më pas u bashkua me JAY-Z për albumin “Everything Is Love”. Në vitin 2019, ajo publikoi “Homecoming”. Ajo u shfaq në kolonën zanore të filmit të fundit të Disney-t për “The Lion King”. Në vitin 2020, ajo publikoi një tjetër album vizual shoqërues, të titulluar “Black Is King”.

Beyoncé lajmëron epokën e re të ‘rilindjes’: Të gjitha detajet nga surpriza e saj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook