Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në seancë plenare ka vlerësuar projekt-rezolutën antikorrupsion, të propozuar nga Partia Socialiste. Idrizi tha se projekt-rezoluta antikorrupsion është e rëndësishme për nga përmbajtja.
Idrizi theksoi se është i bindur se kolegët në Kuvend do të angazhohen seriozisht që Shqipëria të jetë gati për integrim në BE më 2030. Ai tha se për të bërë të mundur këtë gjë, duhet të kalohen disa pengesa, që kanë të bëjnë me reformat dhe standardet.
Shpëtim Idrizi: Sot po diskutojmë një projekt rezolutë të rëndësishme për nga përmbajtja, por edhe të vecantë si akt i këtij parlamenti.
Kur them të rëndësishme kam parasysh përmbajtjen e saj për thellimin e reformave, mirëqeverisjen dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë e 2023. Kur them akt i veçantë, kam parasysh që ky parlament pak ose aspak ka mbajtur qëndrime me rezoluta për cështje të të tilla të rëndësishme.
Rrallë ose aspak ky parlament është përfshirë në debat për cështje të tilla. Jam i bindur që kolegët do të përfshihen seriozisht në këto diskutime për të arritur që Shqipëria të jetë gati për në BE në vitin 2030.
Dua të tërheq vëmendjen që që të jemi gati për në BE në vitin 2030, përpos të tjerave ne na duhet të kalojmë edhe disa pengesa të tjera që skanë të bëjnë me standardet dhe reformat. Dëgjova, ata që para disa ditës Mitsotakis tha “se rruga e integrimit të Shqipërisë kalon nga Athina” dhe se Greqia i ka të qarta vijat e kuqe.
Nuk e di nëse ky është një kërcënim apo arrogancë.
(Arena e Lajmit)