Diaspora shqiptare/ Zyla: Rama i njohu meritat. Nesho: Po tenton të reformojë edhe partinë që i është qelbur

Në emisionin “Open” në News24 është debatuar mbi takimet e Kryeministrit Edi Rama me diasporën dhe mesazhet që ai ka dhënë atje.

Analisti Julian Zyla duke komentuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Milano, që evidentoi ndër të tjera edhe etiketimet nga mediat italiane për shqiptarët vite më parë, tha se edhe nga italianët ka ekzistuar një lloj racizmi apo skepticizmi ndaj shqiptarëve.

Zyla tha se në vitet 2003 e kanë pyetur italianët nëse në Shqipëri ka vaj ulliri, pra ka pasur në mos racizëm një lloj skepticizmi.

“Ka pasur një periudhë kur emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve lakohej negativisht, madje gjatë kësaj periudhe mund të jenë penalizuar edhe shqiptarë që punonin apo studionin, qoftë edhe duke i paragjykuar.

Edi Rama konstatoi aty atë se çfarë shqiptarët kanë arritur në Itali, nuk shkoi atje për të thënë se arritjet e tyre janë për meritë të Kryeministrit”, tha Zyla.

Ndërsa ish-ambasadori Agim Nesho tha se Edi Rama përdor ndjenjat e shqiptarëve të Italisë apo Greqisë, por nuk ka asnjë rol as ai dhe asnjë politikan tjetër, për arritjet e tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

“Kemi një demagog, ndaj më vjen keq që në atë takim kërkohej që të manipulohej agjenda politike e një njeriu që as i plas fare jo vetëm për ata dhe për ne por për askënd, përveç pushtetit që ka”, tha Nesho.

Ai paralajmëroi se Edi Rama po tenton të reformojë edhe partinë e tij, e cila i është qelbur nga ata që po vjedhin çdo ditë.

Arena e Lajmit

Diaspora shqiptare/ Zyla: Rama i njohu meritat. Nesho: Po tenton të reformojë edhe partinë që i është qelbur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook