Protesta/ Tedi Blushi: Bashkia e Tiranës është marrë peng nga mafia e inceneratorëve dhe hajdutët me tanga

Gjatë protestës së mbajtur sot përpara Bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën edhe Tedi Blushi. Ky i fundit është shprehur se Bashkia e Tiranës duhet të jetë shtëpia e qytetarëve, jo strofull për kriminelët e hajdutët e pacipë.

Blushi iu drejtua policisë, duke iu pyetur se kë po mbrojnë?

A po mbroni Taulant Ballën që erdhi me triko leshi nga Librazhdi e tani s’ka ku fsheh lekët, apo Veliajn që vesh tanga e vjedh paratë e qytetarëve tha Tedi Blushi në fjalën e tij përpara protestuesve.

 

Pjesë nga fjala e Blushit:

Kjo është një betejë për ditnjitetin njerëzor, Bashkia është shtëpia e qytetarëve të Tiranës jo strofull e kriminelëve e hajdutëve të pacipë .

E këtyre mostrave, ne jemi këtu për këtë xhaxha që vjen ne protest me dorë të thyer, ne nuk tërhiqemi sa t kemi në krah qytetarë dinjitoz si ky zotëria.

Të protesotjmë që Tirana mos përmbytet sa herë bie 5 minuta shi. ku shkojnë taksat tuaja?

I merr Veliaj , unë ftoj Policinë e Shtetit, ftoj burra e gra që paguajnë taksa na ndihmoni të arrestojmë këtë hajdut, këta drejtorë që ditën vjedhin shqiptarët e natën bëjnë veprimtari të paligjshme. Tirana nuk meriton hajdutë me tanga.

Ky mur pandëshkueshmërie duhet të shembet, Veliaj dorëzohu vet se durimit tonë po i vjen fundi, ti s’mund të vjedhësh më e tani që ne po protestojmë këtu ti vjedh e bën tendera.

Të dashur polic, rroga juaj është më pak se kapela që ju mbani sepse edhe ju jeni të vjedhur njësoj si ne.

A mbroni Taulan Ballën që erdhi me triko leshi nga Librazhdi e sot s’ka ku fsheh lekët?

A po mbroni Veliajn që vesh tanga e vjedh paratë?

Arena e Lajmit

Protesta/ Tedi Blushi: Bashkia e Tiranës është marrë peng nga mafia e inceneratorëve dhe hajdutët me tanga

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook