“Kemi dëgjuar lloj-lloj çudie”/ Rama: Do të presim raundin e tretë, nuk e lemë vendin pa president

Screenshot 20

Kryeministri Rama, në përfundim të seancës së Kuvendit, tha për gazetarët se në zgjedhjen e presidentit të ri, nuk ka partner nga ana tjetër. Në lidhje me emrin e presidentit, ai tha se nëse do ta kishin një emër do ta kishin shpallur tashmë.

“Nëse do të kishim vendosur do ta kishim shpallu, e kemi ndjekur procesin me durim, duke dëgjuar edhe çdo lloj çudie, duke na e bërë të qartë se nuk kemi partner.

Politika është ndërveprim, është dialog, është shah dhe në të gjithë atë që politika është fjala nuk kam besim ndaj po iki në drejtim të paditur nuk është politike. Kemi sjellë shembullin një herë në një palë zgjedhje kur nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm për tu ulur në tryezë palën tjetër dhe një zgjedhje tjetër ku nuk kishim vota, dhe sërish u ulëm e diskutuam.

Ne do presim raundin e tretë dhe nëse do kemi të njëjtin rezultat do mblidhemi dhe do të flasim. Sigurisht vendin nuk do ta lëmë pa president”, tha kryeministri.

“Kemi dëgjuar lloj-lloj çudie”/ Rama: Do të presim raundin e tretë, nuk e lemë vendin pa president

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook