Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
I riu dyshohet të ketë përndjekur një shtetase të Mitur, ndërsa kallëzimi në organet e rendit është bërë nga nëna e vajzës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.