Pollo: Izreali nuk ka si synim të vrasë civilët palestinezë, synon të asgjesojë Hamasin

Në emisionin “Open” në News24 është trajtuar lufta Izrael-Palestinë, sulmet mbi Gaza, ndryshimi i balancave si dhe urdhëri për arrestimin e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe liderëve të Hamasit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Politikani Genc Pollo tha se sulmet e fundit nuk ndryshojnë nga rastet tragjike të luftrave të tjera. Pollo tha se ajo që duhet të diskutojmë se cila është rrugëdalja.

Referuar incidenteve tragjike, Pollo tha se qoftë Izraeli ashtu edhe Hamasi japin versionet e tyre.

“Ushtria izraelite nuk synon të vrasë civilë, pasi nëse do e kishte këtë synim sot nuk do të kishim 20 apo 30 mijë viktima mes civilëve, por 300 mijë. Izraeli ka të drejtën e tij të asgjesojë ushtarakisht një organizatë terroriste si Hamasi”, tha Pollo.

Sipas tij, terroristët e Hamas fshihen mes civilëve, ndaj dhe ndodhin të vrarë mes tyre.

Arena e Lajmit

Pollo: Izreali nuk ka si synim të vrasë civilët palestinezë, synon të asgjesojë Hamasin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook