Tom Hanks u kthehet fansave agresivë që për pak i rrëzuan gruan në tokë, videoja bëhet virale

Tom Hanks u shndërrua nga aktor në një turprojë mbrëmjen e djeshme kur një grup fansash të çmendur iu afruan gruas së tij, Rita Wilson.

Aktori fitues i Oscar-it u nervozua kur personat në fjalë për pak sa nuk e rrëzuan Wilson, e cila përfundoi duke u penguar, ndërsa ishte në New York të mërkurën mbrëma.

-“Ndaloni!” -bërtiti Wilson.

-“Gruaja ime? Kthehuni pas! Po hidhni gruan time?!”- u bërtiti Hanks më pas përpara se çifti të hipte në një makinë që i priste. Më pas u dëgjua një fans duke u kërkuar falje. Ylli i “Forrest Gump” ka qenë në një turne për të promovuar filmin e tij të ardhshëm me regji të Baz Luhrmann, “Elvis”, për disa javë. Në fillim të këtij muaji, ai mori pjesë në një shfaqje në Australi, së bashku me aktorin kryesor, Austin Butler.

Wilson dhe Hanks janë të martuar prej 34 vitesh. Ata u takuan në vitin 1981 në xhirimet e “Bosom Buddies”, një sitcom që u shfaq nga 1980 deri në 1982.
Në atë kohë, Hanks ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, të dashurën e gjimnazit Samantha Lewes, me të cilën kishte dy fëmijë, djalin aktor Colin Hanks, 44 vjeç dhe vajzën Elizabeth Hanks, 40 vjeç.

Tom dhe Wilson kanë dy djemë: aktorin dhe reperin Chet Hanks, 31 vjeç dhe Truman Hanks, 26 vjeç.

Tom Hanks u kthehet fansave agresivë që për pak i rrëzuan gruan në tokë, videoja bëhet virale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook