G. M., 55 vjeç është arrestuar nga Policia e Lushnjës paraditen e 29 majit.
Sipas informacioneve ai është një person me precedent penal në fushën e vjedhjeve.
Vetëm gjatë muajit maj, në qytetin e Lushnjës, i arrestuari ka vjedhur një karikues makinash elektronike në një karburant, vegla pune në banesën e një shtetasi dhe mjete të ndryshme pune në spitalin e Lushnjës.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin G. M., 55 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje, pasi dyshohet se gjatë muajit maj, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një karikues makinash elektronike në një karburant, vegla pune në banesën e një shtetasi dhe mjete të ndryshme pune në spitalin e Lushnjës.