Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Tritan Shehu: Krimi ka gjunjëzuar shtetin

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku është sulmuar me mjete të forta avokati Sokol Mëngjesi.

Shehu në reagimin e tij shkruan se kjo ndodh kur krimi gjunjëzon shtetin. Por sipas Shehut ka edhe më keq, kur shteti rob i krimit, përdor krimin duke krijuar një amallgam tejet të rrezikshme.

Postimi nga Tritan Shehu

Masakra e avokatit-kur krimi zoteron shtetin!

Ne qender te Tiranes, diten; kjo ndodh kur shteti “gjunjezohet” para krimit.

E krimi trimerohet e e ndjen vehten “zot” te gjitheckaje, edhe te jetes se qytetareve.

Por ka edhe me keq, kur shteti rob i krimit, perdor krimin, duke krijuar nje amallgam tejet te rrezikshem.

Dhe e peson qytetari, nepunesi, profesionisti si ai avokati, qe po ecte qetesisht ne mes te dites, ne rrugen e tij, per ne punen e tij.

Dhe qe aktualisht eshte ne gjendje serioze, duke u mjekuar ne Qendren e Reanimacionit te traumatologjise.

I uroj sherim te plote e sa me te shpejte.

Duke pasur besim te plote edhe te mjeket e afte e te perkushtuar, qe po e ndjekin.

Arena e Lajmit

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Tritan Shehu: Krimi ka gjunjëzuar shtetin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook