Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në deklaratë për mediat deklaroi se PL do të mbrojë gruan dhe familjen.
Meta theksoi se PL do të nxisë sipërmarrjet për investimet që ata do të bëjnë. Sipas Metës, Partia e Lirisë do të mbështesë edhe gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur.
Ilir Meta: Ne duam ta bëjmë Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus. Partia e Lirisë mbron gruan dhe familjen. Ne kemi strategjinë për gruan sipërmarrëse, do bëjmë gjithçka për arsimin më efikas, pasi sot arsimi ka degraduar. Të nxisim sipërmarrësit në investime. Do të mbështesim gratë familjare, me mekanizma të ndryshëm, me qëllim që familja të bëhet më e fortë. Shpenzimet për ushqimet bazë do të rimbursohen. Do të reduktojmë vdekshmërinë foshnjore. Gratë shtatzëna të kenë mundësi të marrin barna falas për një vit, edhe fëmijët deri në 1 vit të mbështeten. Këto janë disa nga shtyllat e programit të Partisë së Lirisë.
(Arena e Lajmit)