Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, të ndodhur gjatë ditës së sotme.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Romario Tabaku ka larguar tre autorët me një makinë tip Audi.
Policia ka thënë se avokati është goditur për shkak të detyrës.
Efektivët kanë ndaluar autorin e sulmit. Bëhet me dije se sapo është vetëdorëzuar edhe një nga autorët.
(Arena e Lajmit)