Nuk mund të mos ishte i lumtur Hans Dieter Flick, pasi trajneri firmosi me Barcelonën.
“Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm. Po kaloj momente fantastike, pasi të gjithë e duan klubin dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm.
Filozofia e Barcelonës është njësoj si e imja: qarkullim topi dhe futboll sulmues. Aspekte të cilët unë i dashuroj.
Kam fituar disa tituj me Bayernin, por kam uri të madhe për të fituar sërish. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”.- tha ai.
(J.S/)